Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Nëse do të jesh i pasur, shko tek PSG: l’Equipe zbulon pagat e Ligue 1

Lapsi.al 7 February 2020
Nëse do të jesh i pasur, shko tek PSG: l’Equipe zbulon pagat e

Renditja e përvitshme e hartuar mbi pagat në kampionatin francez nga L’Equipe nuk rezervon surpriza të mëdha, në krahasim me të shkuarën, por mbetet habia për fuqinë dominuese të Paris Saint Germain: 11 lojtarët e parë janë të gjithë parisienë, Marseille e Monaco arrijnë vetëm të duken në Top 20. E Neymar mbetet ‘pasaniku’ i francezëve me 3 milionë euro në muaj e 28,5 në vit.

Braziliani është futbollisti që fiton më shumë para në fund të muajit në Francë me një cek të frikshëm prej 3,06 milionë, në podium edhe Mbappé (1,91 milionë) e Thiago Silva (1,5 milionë). E ndjekin më pas Cavani, Marquinhos, Verratti, Di Maria, Navas përpara Mauro Icardi (800.000 euro) e Paredes. Duke patur parasysh sistemin e taksave franceze me 23%, O'Ney merr në vit 28,5 milionë euro nga Nasser Al-Khelaifi.

Një rezultat i frikshëm ai i Psg që pastaj reflektohet gjithnjë në fushë, sidomos në kampionat. Lojtari i parë në klasifikim nga një skuadër tjetër është Ben Yedder i Monaco (650.000 euro në muaj), I dymbëdhjeti. Fabregas (Monaco, 600.000 euro) i pesëmbëdhjeti, ndërsa Strootman e Payet, me 500.000 euro, janë lojtarët e parë në klasifikim të Marseille në klasifikim.

Paga mesatare në Ligue 1 është prej 94.000 euro për lojtar edhe pse rezultati është i "droguar" nga pagat e Psg: duke bërë një mesatare të përllogaritur l'Equipe sjell një shifër më realiste prej 35.000 euro.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI