Flash

Nga numri i këmbës, tek ushqimi i preferuar: Inter mëson gjithcka në intervistën blitz me Eriksen

Lapsi.al 7 February 2020
Nga numri i këmbës, tek ushqimi i preferuar: Inter mëson gjithcka

Në vigjilje të derbit, i pari i tij me fanellën e Inter, Christian Eriksen rrëfehet në kanalin youtube të Inter. Dyshime apo bindje mënjanë, mesfushori danez nuk ngurron të rrëfejë idhujt, pasionet, preferencat, dëshirat, keqardhjet e objektivat. Një mënyrë për ish-lojtarin e Tottenham për tu njohur më mirë nga tifozët e tij të rinj.

INTERVISTA BLITC ME ERIKSEN

Nofka? "Chris"

Mosha? "27"

Numri i këmbës? "43".

Roli? "Mesfushor".

Gol apo asist? "Të dyja".

Goditje dënimi apo penallti? "Goditje dënimi".

Këmba e majtë apo e djathtë? "Të dyja".

Këndi lart apo poshtë? "Këndi lart".

Kush është më i fortë? Eriksen i videogame apo ai real? "Besoj ai real".

Cili trajner është më kërkues? Babai yt apo Antonio Conte? "Kam pak këtu, por do thosha im atë".

Idhulli yt fëmijë? "Totti e Michael Laudrup".

Tripleta ndaj Irlandës me Danimarkën apo goli ndaj Chelsea me Tottenham? "Tripleta me Irlandën".

Të godasësh edhe njëherë penalltinë kundër Kroacisë në Rusi 2018 apo të riluash finalen e Champions League kundër Liverpool? "Finalen e Champions League".

Amsterdam apo Londra? "Të dyja. Janë të dyja qytete të bukura".

Amsterdam, Londra apo Middlefart? "Asgjë nuk është më e bukur se Middlefart!".

Sporti yt i preferuar vec futbollit? "Janë disa'… Do thosha ping pong".

Filmi i preferuar? "Drejtësi private".

Në kinema apo të shohësh film ulur në divan? "Kur ke një një fëmijë, serial tv në shtëpi".

Mbrëmje jashtë apo brenda shtëpisë? "Në shtëpi".

Kënga e preferuar? "Ëonderëall e Oasis".

Grupi i preferuar? "Imagine Dragons".

Koncerti i fundit? "Më duket se ka qenë Drake".

Qen apo mace? "Jam alergjik ndaj të dyve, por them qentë".

Tëitter apo Instagram? "Instagram".

Ushqim i ëmbël apo kripur? "I ëmbël."

Makarona apo pica? "Makarona".

Është më e vështirë të mësosh gjuhën hollandeze apo italiane? "Mendoj se do të jetë më e vështirë të mësoj italishten".

Di të thuash tre gjëra në italisht? "Mirëmëngjes, faleminderit, të lutëm, mirupafshim e të tjera akoma…".

Përse zgjodhe numrin 24? "Është numri pas 23. Fazë e re, sfidë e re, numër i ri".

Kush e fiton derbin? Inter apo Milan? "Inter. Pastaj nëse jashtë thua Inter Milan nuk i referohesh ndeshjes, por thjesht Inter…".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI