Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Një Kupë Mbreti pa Mbretëresha: Hirushja Mirandes ëndërron trofeun

Lapsi.al 7 February 2020
Një Kupë Mbreti pa Mbretëresha: Hirushja Mirandes

Granada, Mirandes, Athletic Bilbao e Real Sociedad. Për të ngritur Kupën e Mbretit 2020 do të jetë një mes këtyre skuadrave, që në një farë mënyrejanë që tani në histori sepse janë protagoniste të Kupës së Spanjës më të paparashikueshme të të gjitha kohërave: pas Atletico (jashtë me Cultural Leonesa), Valencia e Villarreal, edhe Real Madrid e Barcellona janë eleminuar në mënyrë të befasishme nga kompeticioni në cerekfinale për herë të parë prej 17 vjetësh e në këtë moment të turneut asnjë nga tre të mëdhatë e futbollit spanjoll nuk është prezent.

Një përmbysje e vërtetë që natyrisht pushton faqet e para të të përditshmeve sportive iberike e që ndez prozhektorët mbi vështirësitë e dy klubeve gjigante në Spanjë. Për Real Madrid, që kryeson kampionatin me tre pikë avantazh e që në janar fitoi Superkupën, ajo e Barnabeu ishte një rënie e papritur, që fshin një objektiv sezonal e që edhe më tepër bën keq, sepse ai që dënoi Blancos ishte ish-Odegaard, i huazuar tek Real Sociedad. Zidane tani ka përfunduar nën kritika për turnoverin e ekzagjeruar e për disa përjashtime të rëndësishme (Courtois, Varane, Isco e Modric përvec Hazard e Casemiro).

Nëse në Madrid nuk po kalojnë mirë, në Barcelonë është edhe më keq, sepse pas kaosit Messi eleminimi befasues erdhi në të 93' përballë Athletic Bilbao, duke hapur zyrtarisht krizën: pas humbjes në Superkupën e Spanjës, që i kushtoi pankinën Ernesto Valverde, venitet një tjetër trofe për katalanasit, të tronditur nga konflikti mes drejtorit sportiv Abidal e kapitenit Messi.

Me eleminimin e të favoriteve të mëdha kjo është Kupa e Mbretit më e cmendur e viteve të fundit. Ka pritshmëri tani për shortin që do të vendosë ciftet e gjysëmfinaleve të pazakonta e formatin e ri, që parashikon ndeshjen teke me eleminim direkt, duke i dhënë të gjithëve mundësinë të ëndërrojnë të ngrenë lart trofeun, edhe ‘Hirushja’ Mirandes, që është themeluar në 1927 por që në palmares ka vetëm një Copa Federación de España.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI