Flash

Roma, tani është në krizë: Bolonja fituese në Olimpico, ëndërron Europën

Lapsi.al 7 February 2020
Roma, tani është në krizë: Bolonja fituese në Olimpico,

Pas Sassuolo një tjetër goditje vjen për Romën në Olimpico. Bologna del fituese 2-3, duke i dhënë vetes një shpresë më shumë për Europën. Verdhekuqtë e Fonseca janë tani në krizë dhe rrezikojnë të humbasin nga sytë vendin e katërt të Atalanta - duhet të luajë të shtunën kundër Fiorentinës - e që të con në Champions League.

Që ndeshja do të ishte e vështirë për romanët u kuptua që në minutën e 16, kur Orsolini ndëshkon Romën, duke finalizuar një asist interesant të Musa Barrow. E megjithatë barazimi i shpejtë i kryeqytetasve, në autogolin e pafat të Stefano Denswill, pas vetëm 7 minutash mund ti ndryshonte gjërat. Pikërisht atëherë Musa Barrow merr përsipër Bologna, duke e kthyer në avantazh në minutën e 26, me një gol spektakolar e duke fiksuar dygolëshin personal në pjesën e dytë, pas një sprinti për 50 metra përpara se të mposhte portierin e Romës në minutën e 51, para syve të teknikut Mihajlovic.

Henrikh Mkhitarian, i rikthyer pas dëmtimit, ka shumë pak kohë për të fituar Romën e armeni nuk humbi kohë, duke kthyer në lojë verdhekuqtë në minutën e 72, me një goditje të sakte me kokë. Fonseca kërkoi tani barazimin, por shpresat e Romës u tronditën me kartoni i kuq i Cristante, që e la skuadrën me 10 lojtarë në dhjetë minutat e fundit.

Pas kësaj humbje Roma mbetet në vendin e pestë me 39 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në vendin e katër por që ka një ndeshje më pak se Roma.

Bologna ndërkohë ngjitet në vendin e gjashtë me 33 pikë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI