Flash

Video/ Tirana triumfon 1-0 në Shkodër, katër minuta nga fundi: Sherri në lot pas gafës që fundosi Vllazninë

Lapsi.al 7 February 2020
Video/ Tirana triumfon 1-0 në Shkodër, katër minuta nga fundi:

Nuk ka një pa dy është një shprehje që për Emanuel Egbo dhe Tiranën e tij duhet të përkthehet nuk ka shtat pa tetë. Dhe e teta mrekulli, në po kaq ndeshje që nigeriani është në pankinën e Tiranës fiksohet 4 minuta nga fundi në Klasiken e luajtur në Loro Borici. Vendos Cobinnah në një ndeshje me ritëm, të hapur ku fitorja flirtoi me të dyja skuadrat, por në fund i buzëqeshi bardhebluve: të parët të paktën 24 orë.

Një ndeshje e radhës e kishte konsideruar tekniku nigerian i Tiranës edhe pse e dinte mirë që nuk ishte ashtu. Titulli kalonte nga Loro Borici dhe kundër Vllaznisë duhej treguar se skuadra kishte stofin e duhur për ta synuar trofeun në vitin e 100 vjetorit. Tirana me Vangjelin të thirrur në cështje për të zëvendësuar Osmanin, friksonte shumë me Cale, Torassa e Cobinnah që vepronin pas shpinës së Ngo'o. Rastet e humbura nga anglezi, por edhe Muca e Torassa ishin fryt i një presingu ultraofensiv që nuk i la frymëmarrje të besuarve të Jonuz. Shkodranët megjithatë me Shtubinën e Gilman Likën mbajti kokën lart, megjithëse ajo e pjesës së parë ishte një Vllazni e vënë në vështirësi.

Më shumë kujdes në të dytën, por me rastet që u propozuan nga të dyja skuadrat. Braziliani Junior humb mundësinë ideale në minutën e 68 i ndalur i vetëm nga portieri Lika, por Tirana nuk hoqi dorë nga të kërkuarit fitoren në transfertë dhe e mori pikërisht atëherë kur askush nuk besonte më e për më tepër me një gabim fatal të portierit Sherri, deri në atë moment i pakapshëm. Cobbinah shënoi golin e fitores në të 86, duke nisur festën kryeqytetase në Shkodër.

Fitorja e tetë për Tiranën që spostohet provizorisht në krye të renditjes me 40 pikë, dy para Kukësit që duhet ende të luajë. Vllaznisë i mbetet zhgënjimi për një ndeshje të luftuar, ndërsa Sherri ndjen më shumë peshën e humbjes, duke dalë në lot nga Loro Borici.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI