Flash

Alketa në delir/ Një për një të gjitha kritikat ndaj saj

Lapsi.al 8 February 2020
Alketa në delir/ Një për një të gjitha kritikat ndaj

Fakti që Alketa Vejsiu e ka humbur sensin e realitetit pas prezantimit që bëri në Sanrremo, po e përball atë me kritika të ashpra mes bashkatdhetarëve të saj. Deliri për ta barazuar suksesin e saj me një festë kombëtare në Shqipëri, pritshmëria për të pasur një telefonatë nga kryeministri, dëshira se u bë aq e madhe sa të takohet edhe me Berluskonin e kanë bërë atë targetin e ironisë, talljeve dhe mosaprovimit.

“Me të mbërritur në Shqipëri të kthehet me këmbë në tokë dhe të mos mendojë se është një heroinë dhe që është një figurë e madhe e kombit shqiptar” tha në monologun e emisionit të tij Mustafa Nano.

“Italiani ka një fjalë që quhet Umiltà, (përulje). Elhaida Dani fitoi “The Voice” në Itali por nuk e çoi autovlerësimin në nivele të pakapshme. Nuk monologoi as para e as mbrapa fitores duke na treguar përrallat e njeriut të parë në Henë. Njerëz, askush nuk xhelozohet, e aq më shume urren këtë vajze. Është sjellja e saj, arroganca e fshehur nën ato shprehjet standarde, mësimi përmendësh i 20 fjalive, logorroic-lleku funksional dhe mbi të gjitha mungesa e dinjitetit që mua personalisht “mi stanno sul atë që s’thuhet”. Pastaj, mbrëmë tha gënjeshtra për vendin e saj” shtoi gazetari shqiptar në Itali që punon për “Le Ienne”, Taulant Kopliku.

Lexo më tej:

Monologu në Sanremo/ Italia jonë nuk është ajo e Alketës

Ndërsa blogeri Olti Curri, gjithmonë kritik ndaj prezantueses shkroi: “Alketa keq mirë e mori të gjithë vëmendjen për vete. Hyrja e Alketës ishte e gjatë, u dënua’ nga asistentët e studios të cilët i thanë se u zgjat më shumë se 4 minuta, më shumë seç ishte dakordësia. Hyrja më trembi, ishte e dhunshme, nuk merret vëmendja në atë lloj mënyre, ishte e paedukuar. Dukej më shumë si e ftuar te ‘Opinioni’ që donte të merrte fjalën sesa te Sanremo. Siç e tha dhe vetë hyrja e dytë ishte krejtësisht ndryshe. Nuk më pëlqeu fare, është stili i saj. Alketa edhe kur është e heshtur prapë flet shumë.”

Edhe prezantuesja dhe ish misi Hygerta Sako nuk e ka duruar dot fshirjen e historisë për të vënë në qendër veten. Alketa Vejsiu deklaroi në Sanrremo se në edicionin e fundit të “Festivali i Këngës”, për herë të parë i ishte besuar prezantimi dhe drejtimi artistik një femre, duke iu referuar në këtë mënyrë, vetes. Sako, e cila e ka prezantuar festivalin shqiptar plot këtër herë nuk është përmbajtur dot : “Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar Festivalin e RTSH-së, por unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot 4 herë”, ka shkruar Hygerta gjithë ironi.

Edhe për gazetaren Fatma Haxhiu, e cila ka relativizuar debatin bardh e zi rreth Alketës, suksesi i saj ka vetëm vlerën e diçkaje personale dhe jo të një krenarie kombëtare ashtu sikurse po na e paraqesin : « Ëndrrat dhe ambiciet janë personale. Alketa shkëlqeu, nderoi veten, arriti ëndrrën dhe kaq, të dyja skajet pastaj më duken njëlloj palidhje. Në 2020 këto përfaqësimet e një populli e një kombi më duken Zot na ruaj, shenjë inferioriteti, nuk e di sa u përlotën këta njerëzit e shtëpisë së Georgina-s se e kishte dhe sefte në skenë e televizor. Me një llaf, bëni e ç’bëni i keni për vete, as për popullin, as për Shqipërinë. Flisni në vetë të parë dhe për veten mos merrni përsipër përfaqësinë populiste dhe shijoni çdo gjë siç ju do qejfi…” shkruajti ajo gjatë një debate online me kolegen e saj Aulonën.

Pra, ndonëse shumë shqiptarë e kanë pëlqyer prezantimin e Alketës në Sanrremo dhe disa të tjerë kanë qenë më pak entuziastë për shkak të të folurit supersonik dhe të stonuarit në të kënduar, pothuajse të gjithë janë në një mendie se deliri, arroganca dhe vëtëkënaqësia e shprehur publikisht nga prezantuesja, pas kësaj ngjarjeje, i ka kaluar kufinjtë e normales.

Aty ku Alketa me të vërtetë dështoi ishte në paftësinë për tu përmbajtur, që duhet të ketë çdo njeri që arrin të realizojë ëndrrën e vet. Pikërisht për këtë i ka marrë edhe kritikat, ironitë dhe talljet më të mëdha.

©Lapsi.al

Të këshilluara

VIDEO/ Lufta e hapur mes RAI 3 dhe Edi Ramës

RAI3 dhe kryeministri shqiptare Edi Rama janë në një luftë të hapur publike. Shkak është bërë një seri reportazhesh të gazetarit italian Valerio Cataldi i cili ...

21:21

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI