Flash

Conte ndryshon taktikë për të befasuar Milan: Eriksen përpara me Lukakun

Lapsi.al 8 February 2020
Conte ndryshon taktikë për të befasuar Milan: Eriksen

Conte mediton ndryshimin surprizë: Eriksen sulmuesi i dytë në mbështetje të Lukaku, me një mesfushë ku Sensi, Brozovic e Barella do të japin kontributin e tyre. Mungesa e Lautaro (i skualifikuar) e rikuperimi plotësisht i Sensi, pas shqetësimeve në pulpë javën e kaluar, mund të bëhen vendimtare për një ndryshim taktik, për të garantuar kualitet në qarkullim të topit e për ti hequr pika referimi lojtarëve të Milan. Duhet thënë që në një 3-5-1-1 të ndërtuar në këtë formë, ai që duhet ta paguaj është Sanchez, që do të akomodohet në pankinë. Por nëse për momentin bëhet fjalë vetëm për një hipotezë: mbetet në këmbë edhe mundësia e një 3-5-2 "tradicional" ku në krah të Lukaku mund të rreshtohet kileni, me një mesfushë ku Eriksen është i avantazhuar ndaj Sensi e Vecino për ta nisur titullar, me të paprekshmit Brozovic e Barella. Dy hipoteza taktike në balotazh, me ndjesinë që nesër në San Siro mund të aplikohen të dyja gjatë 90 minutave.

Young e Candreva në krahë (italiani është i favorizuar ndaj Moses), ndërsa D'Ambrosio është më lart në kuota se Godin (Skriniar e De Vrij nuk janë në diskutim), lënë në dilemë vetëm punën e portierit. Handanovic edhe dje nuk është stërvitur mes shtyllave e ndoshta Conte nuk do ta rrezikojë. Slloveni ka tashmë një mbrojtëse për frajturën në gisht, por ajo duhet provuar në fushë. Kapiteni dëshiron të jetë, por stafi mjekësor po tregohet i kujdesshëm.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI