Flash

“Një dordolec që mendonte se ishte dikushi” tifozët e Liverpool nuk harrojnë Balotellin

Lapsi.al 8 February 2020
“Një dordolec që mendonte se ishte dikushi” tifozët e
Ende nuk ka mbushur 30 vjec, por Mario Balotelli hedh sytë nga e kaluara. E mes shumë deklaratave të dhëna këto ditë në Corriere dello Sport, spikat ajo për atë që, me shumë mundësi, është eksperienca e tij më e keqe: Liverpool. Kur Reds e blenë nga Milan për rreth 20 milionë euro, Balotelli vinte nga një sezon e gjysëm me numra pozitivë. Në Anfield, gjërat shkuan ndryshe. Sulmuesi shpjegoi se nuk ndihej mirë me Brandon Rodgers e se topi dukej sikur nuk donte të hynte në portë në ato kohë. Rezultati, 28 prezenca e vetëm 4 gola, vetëm një në Premier League. Por në Liverpool nuk janë dakord me sulmuesin. Frazat e italianit i kanë tërbuar tifozët e Reds, që prej vitesh e konsiderojnë Balotelli një nga blerjet më të këqija të historisë së klubit. E kështu në rrjetet sociale ka nisur menjëherë ofensiva e kuqe kundër italianit me komente aspak të dashur: “Është një mënyrë e gjatë dhe e tërthortë për të thënë se ‘Problemi ishte se isha një dordolec që mendonte se ishte dikushi'”. Dikush tjetër fokusohet tek pagesa e Balotelli me Liverpool, rreth 4 milionë stërlina. E bëhen llogaritë sa ka kushtuar ta shihje cdo 7 ditë: “80 mijë stërlina në javë. Më gjakoset zemra”. Për të tjerë gjykimi është absolutisht përcaktues: “Lojtari më i keq që ka veshur ndonjëherë fanellën tonë. Problematik, pa etikë pune. Sjelljet e tij kanë qenë problem gjatë gjithë karrierës së tij”. Për të gjetur një koment jo ofensiv është vështirë, sepse edhe e fundit është e mirë vetëm për Liverpool. Pas eksperiencës së Rodgers, Reds i besuan Klopp e rezultatet ndryshuan. Aq sa dikush, duke menduar për Balotelli, shpjegon “nuk arrij ta besoj që po flasim për të njëjtën periudhë jete”. E me shumë mundësi edhe SuperMario.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI