Flash

Scholl sulmon egër Kimmich: “Është Greta e futbollit gjerman"

Lapsi.al 8 February 2020
Scholl sulmon egër Kimmich: “Është Greta e futbollit

Shpesh akuzohen lojtarët për mungesë interesi ndaj asaj që ndodh në botë. Yjet e topit shihen si djem, që, në krahasim me bashkëkombasit e tyre, jetojnë në një botë të artë e të izoluar, larg problemeve reale. Ka edhe nga ata që mohojnë me forcë këtë ide, duke u shqetësuar për ata që nuk kanë asgjë, e duke u përpjekur të bëjnë më të mirë jetën e të tjerëve. Mes tyre është pasdikutim Joshua Kimmich. Mbrojtësi i Bayern Mynih është nga ata, që duke përdorur famën, kërkon të vendosë në vëmendje problemet jashtë futbollit. Por dikujt kjo sjellje nuk i pëlqen.

Mehmet Scholl, ikona e klubit bavarez, ka dhënë një intervistë për Bayerischer Rundfunk, duke shpjeguar se mbrojtësi, sipas tij, shqetësohet shumë, për cështje që kanë të bëjnë pak me futbollin. Ish-numri 7 i Bayern bën edhe një krahasim të vecantë, që nuk është fare kompliment për Kimmich. “Është Greta Thunberg i futbollit gjerman, ka gjithnjë dicka për të treguar. Për një që në moshën 24 vjecare mendon gjithnjë të shkojë aty ku ka vuajtje, e shoh të vështirë". Scholl kritikon lojtarin për faktin se shumë interes për argumente, edhe të rëndësishme qofshin, e largojnë atë nga bota e tij, ku përqendrimi është faktor kyc.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI