Flash

Abidal trondit tifozët e Barcelonës: "Shpresoj që Messi të qendrojë"

Lapsi.al 9 February 2020
Abidal trondit tifozët e Barcelonës: "Shpresoj që Messi

Eric Abidal frikëson tifozët e Barcelonës dhe ndez merkaton me deklaratat e tij. "Qendrimi i Leo Messi në Barcelonë? Duhet pyetur ai, shpresojmë të qendrojë: ka thënë se Barca është gjithcka të, që do të qendrojë këtu - ka deklaruar për Mundo Deportivo sekretari sportiv blaugrana -. Janë kushtet. Po flasim për lojtarin më të mirë në botë e nuk është kurrë e lehtë të rinovosh kontratën me një lojtar të tillë".

Abidal kthehet të flasë pak ditë nga përplasja me argjentinasin mbi shkarkimin e Valverde, që pastaj u përmbyll me paqe. Francezi ka folur mbi hipotezën e një rikthimi të Neymar në Camp Nou e një ylli në rritje si Ansu Fati. "Të planifikosh nuk është kaq e thjeshtë. Mund të dëshirojmë të kemi lojtarët më të mirë, por nuk mund të bëjmë gabime në rritjen e tanëve - ka shpjeguar Abidal -. Nga koha kur Ansu hyri në skuadrën e parë ka dhënë një kontribut në rritje. Në ndeshjen e fundit ka treguar gjithë talentin e tij: është një lojtar që mund të mbulojë gjithë frontin e sulmit e meriton gjithë konsideratën tonë. Mendoj që duhet të qendrojë me në shumë shumë vjet, nuk mund të gabojmë me të".

Pastaj ndonjë batutë mbi objektivat sezonale të blaugrana e dëshirën për të vënë duart mbi Champions League. "E dimë që sfida është e vështirë, por jo e pamundur - ka nënvizuar -. Duhet gjithnjë të mbajmë parasysh se duam të konfirmohemi për titullin e kampionit në Spanjë". "Ti marrim me radhë objektivat, por mendoj se Champions duhet të kthehet në shtëpi - ka vazhduar -. Rivalët më të fortë? Për mua rivali i vetëm i Barca është Barca".

Të këshilluara

FOTO+18/ Modelja frymëzon Milanin para derbit

Do të luhet në orën 20:45 të kësaj të diele derbi i Milanos, mes Interit dhe Milanit. Një ndeshje me shumë rëndësi për të dyja skuadrat, jo vetëm për faktin se ...

17:07

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI