Flash

“Beteja” mes Tom dhe Jerry mbush 80 vjet

Lapsi.al 9 February 2020
“Beteja” mes Tom dhe Jerry mbush 80 vjet

Një mace e animuar, e bezdisur nga miu që jeton në shtëpinë e saj, krijon komplote për ta larguar atë.

Ndërtimi i duos ishte ëndërruar nga Departamenti i animacionit i MGM, ku krijuesit Bill Hanna dhe Joe Barbera punuan në të. Ata kishin luftuar të imitonin suksesin e studiove të tjera, që kishin prodhuar karaktere si Porky Pig dhe Mickey Mouse, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Nga mërzia, animatorët, të dy nën moshën 30 vjeçe, filluan të shfaqin në pah idetë e tyre. Barbera tha se ai e donte shumë konceptin e thjeshtë të një karikaturë mace dhe miu, me konflikte dhe ndjekje, edhe pse ishte bërë për hera të panumërta më parë.

Për herë të parë ajo u publikua në vitin 1940. Debutimi u bë hit dhe u solli atyre një nominim Oscar për filmin më të mirë të shkurtër. Pavarësisht punës së tyre, animatorët nuk u besuan në punën e tyre.

Ndryshimi erdhi kur atyre iu arriti nga një figurë me ndikim në industri në Teksas, kur pyeste se kur ajo do të shihte sërish një tjetër episodë nga ato “vizatime të mrekullueshme të maceve dhe miut”.

Jasper dhe Jinx, siç u emërtuan për herë të parë, u bënë Tom dhe Xheri.

Sipas Barbera nuk ka pasur ndonjë diskutim në të vërtetë për personazhe të heshtura, por pasi u rritën me filma të heshtur që Charlie Chaplin, krijuesit e dinin se mund të dilte qesharake filmi i animuar pa dialog. Muzika e kompozuar nga Scott Bradley nënvizoi aksionin si rrjedhojë.

Kryeveprat e vazhdueshme i ndihmuan dyshes së animuar të fitojnë shtatë çmime ‘Academy Awards’ dhe të ardhura astronomike nga filmat artistik.

Në 80 vite krijimi, macja dhe miu janë shfaqur në të gjitha format, nga një version për fëmijë deri në një film muzikor të vitit 1992, ku ata kënduan dhe folën.

Bill Hanna vdiq në 2001 dhe Joe Barbera ndërroi jetë në 2006.

Të këshilluara

Interneti 5G, ndryshime rrënjësore

Me shpejtësi 100 herë më të lartë se rrjeti I tanishëm 4G, kompanitë e teknologjisë në gjithë globin deklarojnë se 5G-ja do të ndryshojë botën. CP Gurnani, CEO ...

16:35

Tik Tok rrëzon nga froni aplikacionet e tjera

Bëhet fjalë për TikTok-un dhe pritshmërinë që ky aplikacion relativisht i ri, të bëhet më i famshëm, rrjedhimisht dhe më i përdorur se Instagrami, e ka dikush q...

18:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI