Flash

Inter ka siguruar Vidal, e zbulon Zamorano: "Kam informacione të sigurta"

Lapsi.al 9 February 2020
Inter ka siguruar Vidal, e zbulon Zamorano: "Kam informacione të

Të gjithë tifozët e Inter janë të përqendruar në derbin e kësaj mbrëmje e mbi mundësinë për të arritur Juventus në krye të klasifikimit, por sic dihet merkato nuk ndalon kurrë e nga Kili vjen një lajm sensacional që ndez ambjentin zikaltër: Arturo Vidal është lojtar i Inter në verën e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur Ivan Zamorano, bashkëkombas i mesfushorit të Barcelonës e ish-sulmues interist, gjatë një interviste për mikrofonët e Radio Cooperativa: "Mbi këtë cështje kam informacione të privilegjuara e të sigurta".

Kileni ish-Juve ka qenë shumë pranë zikaltërve në merkaton e fundit të janarit dhe Antonio Conte nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin e tij për Vidal. Sipas Zamorano mbërritja e tij në Milano është vetëm cështje muajsh: "Nëse Sanchez do të qendrojë tek Inter në sezonin e ardhshëm do të ketë mundësinë të luajë me një tjetër kilen që, me sa di unë, do të mbërrijë në Milano, Arturo Vidal".

"E mbi këtë cështje kam edhe informacione të privilegjuara, të sigurta - ka shtuar ish-sulmuesi - E dimë të gjithë sa vlerë ka Arturo Vidal për Conte, në qershor sforco e klubit do të jetë padyshim më e madhe e interistët duhet të jenë shumë të lumtur që do të kenë Arturo".

Të këshilluara

FOTO+18/ Modelja frymëzon Milanin para derbit

Do të luhet në orën 20:45 të kësaj të diele derbi i Milanos, mes Interit dhe Milanit. Një ndeshje me shumë rëndësi për të dyja skuadrat, jo vetëm për faktin se ...

17:07

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI