Flash

'Kiara' ndalon Manchester City të luajë: në Gjermani e Hollandë të tjera ndeshje të shtyra

Lapsi.al 9 February 2020
'Kiara' ndalon Manchester City të luajë: në Gjermani e
Koha e keqe që godet Europën ul futbollin në gjunjë. Sfida e Premier League mes Manchester City e West Ham është shtyrë për shkak të stuhisë Kiara: vendimi është marrë në "interes të tifozëve e personelit të sigurisë". Nuk është komunikuar për momentin data e rikuperimit. Është shtyrë ndërkohë edhe ndeshja e Bundesliga mes Borussia Moenchengladbach e Koln për shkak të kërcënimit nga stuhia Sabine. Nëpërmjet një njoftimi nga Koln thuhet se siguria e tifozëve në stadium nuk ishte e garantuar dhe për këtë arsye u vendos shtyrja e ndeshjes. Federata hollandeze ka anulluar të gjitha ndeshjet e Eredivisie në program për tu luajtur të dielën, për shkak të erërave të forta që priten, duke shpjeguar se "siguria e tifozëve e lojtarëve nuk mund të garantohet". Tre skuadrat e para në klasifikim, Ajax, AZ Alkmaar e Feyenoord, duhet të luanin pikërisht sot. Nuk ka për momentin datë të lajmëruar për rikuperimin e javës.

Të këshilluara

FOTO+18/ Modelja frymëzon Milanin para derbit

Do të luhet në orën 20:45 të kësaj të diele derbi i Milanos, mes Interit dhe Milanit. Një ndeshje me shumë rëndësi për të dyja skuadrat, jo vetëm për faktin se ...

17:07

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI