Flash

Rindërtimi i Juventus nis nga Dybala, Paratici: "Kemi lënë një fjalë"

Lapsi.al 9 February 2020
Rindërtimi i Juventus nis nga Dybala, Paratici: "Kemi lënë

"Dybala është një lojtar vendimtar, është numri 10 i Juventus, e dimë vlerën që ka dhe cfarë përfaqëson për ne, kështu që sigurisht në muajt e ardhshëm do të flasim me të. Kemi bërë një diskutim të vogël para janarit, që do ta vazhdojmë në muajt e ardhshëm". Disfata në Bentegodi, kundër Veronës, ka bërë që Juventus të kthejë shikimin tashmë nga rregullimet që duhet ti bëjë një skuadre, që nuk duket në nivelin e Cristiano Ronaldo e kështu ka nevojë për sakrifica. Një prej tyre nuk është Paolo Dybala, të paktën duke dëgjuar fjalët e drejtorit sportiv të Juventus Fabio Paratici, që konfirmon se klubi është në punë për rinovimin me Joya.

Kontrata e sulmuesit argjentinas përfundon në 30 qershor 2022. Një datë ende larg, por jo mjaftueshëm nëse flasim për një lojtar që në këtë sezon po shkëlqen dhe është bërë i domosdoshëm për lojën e bardhezinjve, pasi ishte në merkato verën e kaluar. Kanë kaluar vetëm pak muaj që atëherë e megjithatë duken vite dritë larg. E kështu flitet për një rinovim të akordit nga 2022 në 2025, me rritjen e ndjeshme të pagesës, me Dybala që ka kërkuar 10 milionë.

Të këshilluara

FOTO+18/ Modelja frymëzon Milanin para derbit

Do të luhet në orën 20:45 të kësaj të diele derbi i Milanos, mes Interit dhe Milanit. Një ndeshje me shumë rëndësi për të dyja skuadrat, jo vetëm për faktin se ...

17:07

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI