Flash

Skandali i KOKSH/ "Shumë zhurmë për asgjë": kjo ndodhi në asamblenë e jashtëzakonshme

Lapsi.al 9 February 2020
Skandali i KOKSH/ "Shumë zhurmë për asgjë": kjo

Denoncime në Prokurori, evidentim korrupsioni, luftë frontale mes dy njerëzve më të rëndësishëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), presidentit Viron Bezhani e sekretarit të përgjithshëm Stavri Bello: ishin këto kontradikta që cuan në zhvillimin e asamblesë së jashtëzakonshme të KOKSH, ku duhej të zgjidhej kaosi që po njolloste gjithë sportin në vend, por pas 5 orë 'beteje' me kërcënime për dorëheqje e etiketime aspak të hijshme mbërritëm në një akord - cdo gjë mbetet si është deri në përfundim të Olimpiadës Tokio 2020.

Praktikisht shumë zhurmë për asgjë, vetëm se në këtë rast nuk është titulli i komedisë shekspiriane, por ai i filmit të KOKSH, që tek titrat la president Viron Bezhanin e sekretar Stavri Bellon. Dy njerëzit që luftuan prej më shumë se dya muajsh, do të vazhdojnë të punojnë së bashku, sikur asgjë ska ndodhur...

Në klimë aspak pozitive u zhvillua sot Asambleja e jashtëzakonshme e KOKSH-it. Akuzat dhe përplasjet kanë qenë të ashpra edhe gjatë zhvillimit të Asamblesë, ku federatat pjesmarrëse kanë kërkuar largimin e drejtuesve. Provokimi i Bellos për tërheqje e kapi të papërgatitur Bezhanin, që u vu nën presion nga presidentët e Federatave për të bërë të njëjtën gjë. Pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve u gjet kompromisi ku u miratua rezoluta e propozuar prej tyre, me disa modifikime të kërkuara nga federatat. Me 45 vota pro dhe 3 kundër, u vendos që të vijohet me këtë bord drejtues deri në përfundimin e Lojërave Olimpike.

Vetëm atëherë një bord me 5 anëtarë do të studiojë statutin, dy anëtarë të KOKSH, dy të CIO dhe një i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Pasi të përfundojë ky proces, brenda 31 dhjetorit 2020, do të mbahet Asambleja Zgjedhore, kohë kur natyrisht presidentit Bezhani do ti ketë përfunduar mandati i dytë dhe nuk mund të rikandidojë më.

Të këshilluara

FOTO+18/ Modelja frymëzon Milanin para derbit

Do të luhet në orën 20:45 të kësaj të diele derbi i Milanos, mes Interit dhe Milanit. Një ndeshje me shumë rëndësi për të dyja skuadrat, jo vetëm për faktin se ...

17:07

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI