Flash

Brazili kualifikohet në Olimpiadë: 3-0 ndaj Argjentinës i dërgon dy kombëtaret në Tokio

Lapsi.al 10 February 2020
Brazili kualifikohet në Olimpiadë: 3-0 ndaj Argjentinës i

Argjentina shkon në Olimpiadë në vendin e parë. Pa ndikim humbja në ndeshjen e fundit, që kualifikon kombëtaren braziliane në Tokio 2020, duke i dhënë mundësinë Selecaos të mbrojë medaljen e artë olimpike të fituar në katër vjet më parë në Rio. Në ditën e fundit të turneut kualifikues të Amerikës jugore, kombëtarja verdhëejeshil under 23 ka fituar biletën për në turneun e pesë rrathëve, duke mundur 3-0 Argjentinën, me golat e Paulinho në minutën e 11' e dygolëshin e Matheus Cunha në të 30 dhe fillimin e pjesës së dytë.

Albiceleste, që e ka mbyllur sidoqoftë grupin në vendin e parë, e kishte siguruar më parë kualifikimin, pas sukseseve në dy ndeshjet e parë kundër Uruguaj e Kolombisë. Ndërkohë, Uruguajit nuk i ka mjaftuar suksesi 3-1 përballë Kolombisë për tu kualifikuar. Për Brazilin, do të jetë pjesëmarrja e 14 në turneun olimpik, me një medalje të artë, tre të argjendta e dy bronxi në histori.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI