Flash

Derbi i Milanos në këndvështrimin e Moratti: "Një nga më të bukurit e të gjitha kohërave"

Lapsi.al 10 February 2020
Derbi i Milanos në këndvështrimin e Moratti: "Një nga

"Mbrëmje e mrekullueshme, ndeshja perfekte: mirë Milan në pjesën e parë, më mirë Inter në të dytën: një nga derbit më të bukur të të gjitha kohërave". E nëse e thotë ai, natyrisht nga ana e zikaltërve, duhet besuar sepse ndërqytetase ka parë e përjetuar një pafundësi: ajo e mbrëmjes së djeshme për Massimo Moratti do të mbetet përgjithmonë në histori, e pashlyeshme në mendjen e zemrat e interistëve për bukurinë, intensitetin e emocionet. I intervistuar nga SportMediaset, ish-pronari zikaltër tregon përmbysjen e jashtëzakonshme të lojtarëve të Antonio Conte: "Në 45 minutat e para në fushë ishte vetëm Milan, pastaj mendoj se Conte ka bërë atë që duhej në pushim, por sigurisht skuadra i kishte përbrenda armët për të reaguar".

E reagimi erdhi, meritë e të gjithëve, teknikut, skuadrës e individëve: "Nuk arrij të krahasoj Conte me Mourinho apo Mancini, mund të kenë aspekte e logjika të afërta, por personat mes tyre janë shumë ndryshe. Dje më ka impresionuar, për atë pak kohë që pati në dispozicion, Eriksen: bën gjëra si kampion i madh, goditje e shkëlqyer e dënimit që përfundoi në traversë. Jam shumë kurioz për të".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI