Flash

"Dikush të më ndihmojë" Sarri i dorëzuar, Ronaldo i tërbuar me shokët

Lapsi.al 10 February 2020
"Dikush të më ndihmojë" Sarri i dorëzuar, Ronaldo

Humbja me Veronën ka lënë shenjë në kampin e Juventus. Në kundërshtim me sjelljen e skuadrës, Ronaldo është i tërbuar dhe pret një reagim nga shokët. Shënon gjithnjë me rregullsi prej 10 ndeshjesh, CR7 është një makinë golash, por skuadra nuk e ndjek dhe fenomeni portugez është i detyruar të marrë përsipër përgjegjësinë. Situata është konfirmuar nga fjalët e Szczesny për Tuttosport: "Cristiano bën pjesën e tij, ne jo". E edhe deklaratat e Sarri në fund të ndeshjes me një referim për rikthimin e Chiellini: "Shpresoj që dikush të më ndihmojë...".

Përvec vendit të parë në klasifikim e provave të mira në grupin e Champions, Juventus në javët e fundit po kalon një moment të vështirë. Loja nuk është ajo e duhura. Në bangën e të akuzuarve ka përfunduar i pari Maurizio Sarri, por edhe skuadra ka fajet e saj. Sidomos në sytë e CR7, gjithnjë shumë i kujdesshëm të stërvitet shumë për të transformuar tërbimin dhe zhgënjimin në pikë force.

Tërbim dhe zhgënjim që tifozët bardhezinj shpresojnë të largohet shpejt. Falë ndihmës së "veteranëve" Buffon, Bonucci e rikthimit në grup të një lideri si Chiellini, njeriu-skuadër dhe "trajneri në fushë" që pritet me shpresë nga tekniku i Juventus për ti dhënë siguri mbrojtjes e të udhëheqë grupin jashtë nga kjo mini-krizë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI