Flash

Filmi koreano-jugor, “Parasite” bën histori në Oscar 2020

Lapsi.al 10 February 2020
Filmi koreano-jugor, “Parasite” bën histori në Oscar 2020

Për herë të parë në historinë e Oscar, një film që nuk flet anglisht ka fituar çmimin si filmi më i mirë i edicionit të 92.

"PARASITE" ishte filmi që u vlerësua më shumë duke “rrëmbyer” plot  4 trofe.

Regjizori Bong Joo Ho kishte bërë një punë mjaft të mirë me filmin, aq sa ia doli të rrëmbente edhe çmimin si regjizori më i mirë, duke lënë pas dy legjenda si Martin Scorcese dhe Quentin Tarantino.

Filmi koreano jugor ka ka lënë gjurmë te shikuesit dhe kritikët, duke u vlerësuar si filmi më i mirë i dekadës së fundit.

Çmimin e aktorit më të mirë e mori Joqauin Phoenix, për rolin e tij në filmin 'JOKER'.

Filmi '1917' arriti të merrte 3 çmime, ndërsa Brad Pitt fitoi çmimin si aktori më i mirë jo protagonist.

Renee Zellweger rrëmbeu çmimin si aktorja më e mirë protagoniste, ndërsa nuk doli pa trofe as Elton John, që fitoi çmimin e këngës më të mirë.

Në këtë ceremoni ishte i nominuar edhe dokumentari "HONEYLAND", me regjizorë maqedonas, por nuk mundi t'ia dilte përballë emrave të mëdhenj që kishte përballë.

Në një natë emocionuese ku nuk munguan edhe këngët nga legjenda të muzikës si EMINEM apo Elton John, apo edhe këngëtarja e re Billie Eilish, u mbajtën homazhe edhe për artistët që humbën jetën në vitin që lamë pas.

Kjo është lista e plotë me fituesit e çmimeve OSCAR:

Filmi më i mirë - "Parasite" — Kwak Sin Ae dhe Bong Joon Ho

Aktorja më e mirë në rol protagonist - Renee Zellweger

Aktori më i mirë në rol protagonist - Joaquin Phoenix

Regjizori më i mirë - Bong Joon Ho

Kënga më e mirë origjinale - Love me Again nga "Rocketman", Muzika nga Elton John

Filmi më i mirë ndërkombëtar - Parasite

Makeup dhe Hairstyling - "Bombshell" — Kazu Hiro, Anne Morgan dhe Vivian Baker

Efektet Vizuale - "1917" — Guillaume Rocheron, Greg Butler dhe Dominic Tuohy

Editimi më i mirë - Ford v Ferrari

Kinematografia më e mirë - '1917'

Miksimi më i mirë i muzikës - "1917" — Mark Taylor dhe Stuart Wilson

Aktorja më e mirë jo protagoniste - Laura Dern — "Marriage Story"

Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër - "Learning to Skateboard in a Warzone (If You're a Girl)" — Carol Dysinger dhe Elena Andreicheva

Dokumentari më i mirë - American Factory" — Steven Bognar, Julia Reichert dhe Jeff Reichert

Dizajni më i mirë i kostumeve - "Little Women" — Jacqueline Durran

Dizajni më i mirë i produksionit - Once Upon a Time … In Hollywood" —

Production Design: Barbara Ling; Set Decoration: Nancy Haigh

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër - "The Neighbors' Window" — Marshall Curry

Skenari më i mirë i përshtatur - "Jojo Rabbit" — Taika Waititi

Skenari më i mirë origjinal - "Parasite" — Bong Joon Ho, Han Jin Won

Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër - Hair Love

Filmi më i mirë i animuar - Toy Story 4

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI