Flash

Juventus ka kalendarin, Interi më shumë ndeshje, Lazio luan 180 minuta më pak: ja si vendoset titulli

Lapsi.al 10 February 2020
Juventus ka kalendarin, Interi më shumë ndeshje, Lazio luan 180 minuta

Java e fundit e kampionatit të Serie A ka ngushtuar diferencat në krye të klasifikimit: nëse Inter ka anulluar distancën me Juventus, ka përfituar edhe Lazio të afrohet një pikë nga vendi i parë. Beteja për titullin do të kalojë përmes dy kryqëzimeve të mëdha, nga këtu në fillim të marsit: në fillim Lazio-Inter të dielën e ardhshme, pastaj Juventus-Inter në 1 mars: rëndësi do të ketë shumë edhe kalendari i tre pretendentëve.

Humbja e Veronës rrezikon të lërë gjurmë të rënda në kampin bardhezi, por të paktën ndeshjet e ardhshme të kampionatit mund ti japin një dorë Sarri të rikthehet menjëherë në shina. Në fillim Brescia në shtëpi, pastaj Spal në transfertë ku përballen objektivat titull e mbijetesë. Në mes edhe Kupa e Italisë e mbi të gjitha Champions League. Por detyra primare e Sarri është të gjejë lojën: kështu Juventus do të kthehet të jetë favoritja e vërtetë për triumfin final.

Inter është i thirrur në një lloj tour de force, duke patur më shumë ndeshje për të luajtur në të njëjtën periudhë, për shkak të impenjimit të dyfishtë të Europa League. Mundësia e vërtetë për Conte është se e ka fatin në duart e tij, edhe pse nuk mund të ketë mbështetjen e San Siro: nga njëra anë përplasjet direkte kundër Lazio e Juventus, nga ana tjetër ndërgjegjësimi se duhet ti sfidojë në Olimpico e Stadium. Por nëse dëshiron të transformojë ëndërrën titull në realitet, faktori fushë nuk mund të bëhet një problem.

Lazio e rekordeve pret me besim e qetësi Inter që, mund të bëhet ndeshja për të marrë vendin e dytë, që nuk e arriti, duke barazuar ndeshjen e prapambetur me Veronën. Inzaghi, në diferencë me kolegët e tjerë, mund ti besojë një organike më pak të pasur, por edhe një kalendari më të butë, duke qenë se nuk është më në garë për Kupën e Italisë e Europa League: më pak ndeshje, më pak stres? I takon bardhekaltërve ta tregojnë.

KALENDARET E PRETENDENTËVE

JUVENTUS 54 pikë: Milan-Juventus (Kupa e Italisë) 13 shkurt, Juventus-Brescia (Serie A) 16 shkurt, Spal-Juventus (Serie A) 22 shkurt, Lyon-Juventus (Champions League) 26 shkurt, Juventus-Inter (Serie A) 1 mars

INTER 54 pikë: Inter-Napoli (Kupa e Italisë) 12 shkurt, Lazio-Inter (Serie A) 16 shkurt, Ludogorets-Inter (Europa League) 20 shkurt, Inter-Sampdoria (Serie A) 23 shkurt, Inter-Ludogorets (Europa League) 27 shkurt, Juventus-Inter (Serie A) 1 mars

LAZIO 53 pikë: Lazio-Inter (Serie A) 16 shkurt, Genoa-Lazio (Serie A) 23 shkurt, Lazio-Bologna (Serie A) 29 shkurt

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI