Flash

Video/ Kumbulla i jep asist Strakoshës: Gjasula shpresë Paderbornit, Sadiku Malagës

Lapsi.al 10 February 2020
Video/ Kumbulla i jep asist Strakoshës: Gjasula shpresë Paderbornit,

Për futbollistët e kombëtares së Shqipërisë që luajnë në kampionatet elitare të Europës ka qenë një javë e jashtëzakonmshme, përjetuar si protagonistë, duke i bërë madje edhe favore njëri tjetrit, si humbja që Verona e Marash Kumbullës i shkaktoi Juventusit kryesues, duke i dhënë mundësinë Lazios së Strakoshës të afrohet një pikë larg. Qendërmbrojtësi 20 vjecar, pikërisht në ditën e lindjes bëri një performancë monumentale përballë kampionëve të Italisë, duke u bërë digë ndaj Ronaldos e të tjerëve e duke u kthyer lider i Hellas. Gol i anulluar fatkeqësisht për pak centimetra avancë, por penallti e fituar, duke e bërë një si Leonardo Bonucci të bëjë figurë të keqe përpara tij.

https://www.youtube.com/watch?v=3qea9-CfdAE

E dhurata ka qenë e gjitha për Strakoshën, që ka ruajtur një tjetër 90 minutësh portën të paprekur, duke u bërë vendimtar në suksesin 0-1 të Lazios në Tardini. Portieri ka kryer një tjetër performancë pozitive, duke mbajtur në lojë bardhekaltrit në momentet e vështira. Edhe njëherë numri 1 i kuqezinjve rezulton një siguri, ashtu si në fakt është edhe Djimsiti. Atalanta ka marrë fitoren 1-2 në Firence kundër Fiorentinës, duke treguar mjaftueshmëri, edhe pse në anët e tij vepronte një kundërshtar i rrezikshëm si Chiesa.

https://www.youtube.com/watch?v=MXCOYJpUyUI

Jashtë Italisë ka shkëlqyer Klaus Gjasula, që me Paderbornin e tij ka ndalur Schalke 04. Mesfushori difensiv ka shënuar golin që i dha një pikë formacionit gjerman, që vazhdon të përpiqet për mbijetesën, pavarësisht se ëshgtë i fundit me 16 pikë, 5 distanca nga zona e shpëtimit.

https://www.youtube.com/watch?v=7ki3Tz2GjwM

Gol edhe për Sadikun, që shënoi nga pika e bardhë në fitoren 2-1 kundër Numancias, duke ndihmuar Malaga të ngjitet në vendin e 17 në renditje. Për sulmuesin është goli i dytë radhazi në kampionat, ndërsa Malaga edhe falë ndihmës së numrit 9, po i largohet zonës së ftohtë të renditjes...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI