Flash

Në stadium me Hitlerin në kapele: evidentohen 8 tifozë të Veronës

Lapsi.al 10 February 2020
Në stadium me Hitlerin në kapele: evidentohen 8 tifozë të

Janë evidentuar nga policia të tetë tifozët e Veronës që, në 19 janar, tentuan të futen në Dall'Ara të Bolonjës me kapele që kishin figurën e Adolf Hitler. Grupi u përjashtua që para asaj ndeshje, duke u ndaluar në hyrje të stadiumit, ndërsa materialet u sekuestruan menjëherë. Tani tifozët rrezikojnë, përvec përjashtimit, edhe një denoncim për thyerje të Ligjit 'Mancino', që dënon cdo formë nxitje të urrejtjes raciale.

Nuk është hera e parë që tifozeria veroneze bëhet protagoniste e episodeve filonazistë: verën e kaluar, për të festuar rikthimin e verdhebluve në Serie A, një grup ultras kishte kënduar në kor duke e përcaktuar Veronën "një skuadër fantastike e bërë në formën zvastika (kryq i thyer)". E, në 2017 gjatë grumbullimit të një grupi të Curva Sud kryetari i ultràsve Luca Castellini pati thënë: "Kjo festë është paguar nga Adolf Hitler".

"Racistë e ndjekës të një krimineli", i ka përcaktuar Vincenzo D'Arienzo, senatori veronez i Pd: "Ti izolojmë, shoqëria jonë nuk ka nevojë për njerëz të tillë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI