Flash

Albin Kurti dhe Edi Rama përplasen për mini Shengenin Ballkanik

Lapsi.al 11 February 2020
Albin Kurti dhe Edi Rama përplasen për mini Shengenin Ballkanik

Megjithëse janë treguar tejet të kujdesshëm për të mos nxjerrë në publik fërkimet mes tyre. Albin Kurti dhe mikpritësi i tij Edi Rama, janë përplasur hapur gjatë konferencës së shtypit përsa i përket inistiativës mes Tiranës dhe Beogradit për mini Shengenin Ballkanik. Ky mospajtim u pa në disa pika që nxorën në pah edhe bisedat që janë zhvilluar pas dyerve të mbyllura të zyrës kryeministrore. Fillimisht Rama në fjalën hapse të konferencës së shtypit nuk e përmendi fare si temë “Shengenin Ballkanik”. Duke iu larguar kësaj patateje të nxehtë ai u mjaftua të thotë se dy vendet duhet të fillojnë të mbështesin lëvizjen e lirë të njerzve pastaj të mallrave për të arritur deri tek heqja e kufirit mes tyre. Ndërsa kryeministri shqiptar e ciku pak konceptin e nismës Rama, Vuçiç, Zaev, Albin Kurti e anashkaloi atë në fjalën e tij të hyrjes.

Lexo me tej:

Mini Shengeni/ Rama godet Kosovën në sy liderëve ballkanikë

Por, dy kryeministrat nuk iu shmangën dot paraqitjes së pikpamjeve të tyre, kur gazetari i Top Channel, Met Veliu i pyeti hapur të dy, për rezervat që ka pasur Albin Kurti për këtë nismë.

Të dy kryeministrat tregiuan hapur mospajtimet midis tyre. Pa dashur të flasi shumë Albin Kurti “gënjeu” duke thënë se e kishin cekur shkurtimisht ndërsa nga fjalët e tij Rama tregoi se e kishin prekur më gjatë pa u kuptuar.

Ndërsa përplasja më flagrante u pa qartë në termat që ata përdorën. Kryeministri Kosovar tha se më i rëndësishëm është “makro Shengeni” shqiptar sesa mini Shengeni Ballkanik duke aluduar se parësor është Bashkëpunimi mes Tiranës dhe Prishtinës dhe jo në të kundërt ai i këtyre të dyjave me Sebinë. Këtu Albin Kurti ruajti koherencën e qëndrimeve të kohës së opozitës kur ai predikonte se dy vendet tona duhet të merren vesh mes vedi, para se të shkojnë e të flasin me Vuçiçin, sikurse bëri Rama për mini Shengenin Ballkanik.

Por formulës së Kurtit për “makro” dhe “mikro” Shengen kryeministri ynë iu përgjigj me krejt të kundërtën: “S’ka makro- Shengen shqiptar pa mini Shengen ballkanik. Shengeni Ballkanik hap rrugen për të uafruar. Ne arrijmë të zhdukim kufirin dhe as Serbia nuk na thotë dot pse e bëtë këtë” predikoi Rama.

 

Edhe në të shkuarën të dy liderët kanë pasur mospajtime të hapura mbi këtë temë. Albin Kurti pa marrë një qëndrim të prerë mbi Shengenin Ballkanik gjithmonë ka pretenduar se Tirana nuk mund të marrë nisma me Beogradin pa u konsultuar më parë me Prishtinën. Ndërsa Rama, kur priti Vuçiçin në Tiranë e quajti Vetëvendosjen si një organizatë neo marksiste që beson në mënyrë delirante se mund të vendosi masa proteksioniste njësoj si Kina, apo Rusia.

Fotot/ Pritja e veçantë e Ramës për Albin Kurtin

Në dajljen publike këtë të martë, të dy liderët bënë çështë e mundur ti fshihnin këto, mospajtime, por nënteksi i gjuhës, batutat e përdoruar dhe mënyra se u përgjigjën tregoi hapur se ata nuk kanë rënë dakord.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI