Flash

Darka e Triadës së Juventus: ja cfarë ndodhi në takimin Sarri-Agnelli-Paratici

Lapsi.al 11 February 2020
Darka e Triadës së Juventus: ja cfarë ndodhi në takimin

Në kampin e Juventus ka shpërthyer alarmi pas humbjes me Veronën. E apeli i Sarri pas ndeshjes ("Shpresoj që dikush të më ndihmojë sepse duhet të zgjidhim këtë situate absolutisht") është kapur menjëherë nga drejtuesit bardhezinj. Mbrëmë në Torino, tekniku ka darkuar së bashku me presidentin Andrea Agnelli për të vendosur piketat mbi situatën e të folur për problemet që po përball skuadra. Një takim ku më vonë i është bashkuar edhe Fabio Paratici.

Zbulohet nga "La Stampa", takimi i zhvilluar në restorant "Bastimento", i njëjti i frekuentuar nga presidenti bardhezi në kohët e Massimiliano Allegri. Një darkë për të folur për të keqen që po ngadalëson vrapin e Juventus, të gjendet zgjidhja e për të dhënë një sinjal kompaktësie ambjentit dhe skuadrës. Në një moment të dytë është bashkuar me ta edhe Paratici, ndërsa Sarri e Agnelli janë konfrontuar mbi problemet për tu zgjidhur menjëherë, duke tentuar të kuptohen motivet e bazës së mini-krizës.

Një lloj pakti për të rivendosur Juventus në shina, në një moment delikat që mund të influencojë në gjithë sezonin. Sipas asaj që bëhet e ditur, duke parë situatën, presidenti bardhezi ka dashur menjëherë të ndihet mbështetja e shoqërisë për trajnerin për të vazhduar të punojë në të njëjtin drejtim pa dyshime e paqartësi e të rifillojnë të fitojnë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI