Flash

Foto/ 100 vjet Tirana; bardheblutë zbulojnë logon zyrtare

Lapsi.al 11 February 2020
Foto/ 100 vjet Tirana; bardheblutë zbulojnë logon zyrtare

Një shekull histori, 100 vite fitore, zhgënjime, emocione e adrenalinë mbërthyer në një klub, në një logo, në një simbol të qytetit. Tirana feston 100 vjetorin e klubit dhe në përvjetorin jubilar kërkon që gjithcka të jetë unike, duke filluar nga... logo. E pikërisht për këtë bardheblutë kanë prezantuar edhe dizajnin fitues, që do të vendoset në të gjithë aktivitetet e 100 vjetorit të klubit: "Në kuadër të përgatitjeve për këtë vit jubile, KF Tirana ka ngritur një grup pune me figura të njohura, kontribues ndër vite për historinë e klubit dhe qytetit" shkruan komunikata.

Në bashkëpunim me klubin janë në fakt ish-drejtues të bardhebluve, gazetarë, fotografë, njohës të historisë së klubit si dhe personalitete të qytetit të Tiranës, të cilët kontribuojnë duke sjellë sugjerime si në rastin e logos së shekullit. "Mes tre punimeve më të mira, është përzgjedhur logo e punuar nga Florian Sallo. Kjo do të jetë logo zyrtare, që do të përdoret në të gjithë ditët festive të këtij viti jubilar" përfundon komunikata e klubit Tirana.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI