Flash

Milan qetësohet për Donnarumma: Szczesny rinovon me Juventus deri në 2024

Lapsi.al 11 February 2020
Milan qetësohet për Donnarumma: Szczesny rinovon me Juventus deri

Juventus blindon portierin e tij. Klubi bardhezi ka njoftuar rinovimin e kontratës së Wojciech Szczesny deri në 2024. Kontrata e mëparshme e polakut përfundonte në 30 qershor 2021. 30 vjecari mbërriti në Torino në verën e 2017 nga Arsenal, që e kishte huazuar për dy sezone tek Roma. Me fanellën bardhezi portieri ka luajtur deri tani 84 ndeshje zyrtare, duke fituar dy kampionate, një Kupë Italie e një Superkupë Italiane. Me këtë lëvizje të bardhezinjve qetësohet edhe Milan, që kishte ndjerë rrezikun e një interesimi të Juventus për portierin e tyre Donnarumma, që asistohet nga Mino Raiola, menaxheri që me torinezët ka marrëdhënie shumë të mira.

"Nga ardhja e tij tek Juventus - shkruhet në komunikatën e klubit bardhezi - asnjë portier nuk ka regjistruar përqindje më të lartë në portën të paprekur në raport me ndeshjet e luajtura: 46% (28 në 61). Në këto vite ka pësuar mesatarisht 0.7 gola për ndeshje në Serie A, raporti më i ulët, duke patur parasysh portierë me të paktën pesë prezenca. Në sezonin e tij të parë Szczesny nisi si rezervë e Gianluigi Buffon, duke luajtur sidoqoftë 21 ndeshje e duke i garantuar skuadrës soliditet. Pritje decizive, që i lejuan vitin pasues fanellën e titullarit. Historia e mrekullueshme mes Szczesny e Juventus do të vazhdojë deri në 2024. Një rinovim i merituar, sepse është një portieri i madh".

“Ndjesitë e mia janë të bukura, është demostrimi i besimit nga ana e klubit për mua, kështu që jam shumë i lumtur. Do të përpiqem të bëj më të mirën në vitet e ardhshme për ngjyrat e Juventus - ka thënë Szczesny për Juve TV - Pritja që kam për zemër? Më pëlqejnë ato të ndeshjeve të fituara, mendoj për atë kundër Milan në nëntor, pastaj ajo në goditjen me kokë të Pasalic, por e preferuara është ajo ndaj Allan në fillim të sezonit”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI