Flash

"Rocchi gaboi sfidën Champions me Chelsea": Ajax mund të kërkojë 12 milionë euro

Lapsi.al 11 February 2020
"Rocchi gaboi sfidën Champions me Chelsea": Ajax mund të

Chelsea-Ajax luajtur në nëntor krijoi shumë debate lidhur me arbitrimin e Gianluca Rocchi: ndeshja e Champions League, përfundoi 4-4, pas kartonave të kuq për Blind e Veitman në aksionin që coi në penalltinë në favor të londinezëve. Tani, sipas asaj që bën të ditur De Telegraaf, Uefa ka pranuar informalisht gabimin teknik të Rocchi aq sa hollandezët, të eleminuar nga Champions, mund të kërkojnë një dëmshpërblim prej 12 milionë euro.

Aksioni i inkriminuar ndodh me rezultatin 4-2 për Ajax: Chelsea fitoi një penallti e Veltman u ndëshkua me karton të kuq për faull brenda zonës, Rocchi tregoi kartonin e dytë të verdhë edhe për Blind për një ndërhyrje të mëparshme të parregullt. Sipas rregullores, pòr, arbitri duhet të ndërpriste lojën në momentin e kartonit të kuq për Blind. Kështu, nuk do të ndodhte as penalltia e as kartoni i kuq për Veltman.

Gabimi teknik është pranuar në mënyrë informale në një takim të Uefa-s në Majorka ku janë vizionuar raste të ndryshme arbitrale, mes tyre edhe ai i Chelsea-Ajax. Lajmi mbërriti në veshët e hollandezëve që, për atë gabim, kanë humbur 12 milionë të ardhura të mundshme. Edwin Van der Sar, drejtori i përgjithshëm i Ajax, ka deklaruar se klubi nuk dëshiron të shkojë më tej: "Të ndërmarrim një aksion ligjor me Uefa-n do të ishte e kotë dhe pa shpresë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI