Flash

Show i anti KÇK/ A luftohet krimi pa hetuar lejet e Veliajt në Tiranë?

Lapsi.al 12 February 2020
Show i anti KÇK/ A luftohet krimi pa hetuar lejet e Veliajt në

Nëse policët e OLF, që po bëjnë show në gjithë Shqipërinë duke ndaluar makinat e shtrenjta, kanë një mundësi për të treguar se e kanë seriozisht, ata mund të mos merren me dukjen e parave të krimit por me lavatriçen kryesore të tij. Fjala është për flluskën e industrisë së ndërtimit në Tiranë dhe për absurdin e çuditshëm që, megjithëse shqiptarët emigrojnë, megjithëse po ndërtohet pa fund, çmimet në kryeqytet sërish rriten.

Një investigim i plotë i revistës Monitor flet për para të pista që po mbajnë të fryrë flluskën e ndërtimeve në Tiranë. Nisur nga konstatimi i Raportit Europian të drogave për vitin 2019, që konkludon se "në Shqipëri cash-i i përfituar nga kontrabandimi i drogave futet në Shqipëri me makina dhe investohet në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm", shkrimi bën bilancet absurde të kapërcimit të shtrenjtësisë për M2.

Aty theksohet se sipas operatorëve të tregut, shtrenjtimi ka ndodhur në të gjitha zonat dhe është i dukshëm në pallatet e reja që sapo kanë nisur të ndërtohen. Mesatarisht, nëse do të blesh sot një hyrje, duhet të paguash 100- 150 euro më shumë për metër katror, sesa pak kohë më parë, madje në disa zona rritja është dhe më e fortë në 300- 600 euro më shumë.

Më e shtrenjta është zona e bllokut që ka dyfshin e rritjes (8.8%, çmimet shkojnë mesatarisht deri në 1450 për metër). Ndërsa ajo që ka pësuar rritjen më të ndjeshme është zona jashtë unazës (deri në 17% në harkun kohor të një viti). Nga një mesatare prej 850 euro për metër, sot flitet për çmime deri në 1050 euro.

Po si është e mundur kjo rritje gapopante çmimesh, kur Erion Veliaj po mbërrin rekordin e mbi 1000 lejeve të ndërtimit të firmosura prej tij? Asnjë ekonomist nuk mund ta shpjegojë atë në mënyrë racionale, veçse me burimin e parave të pista. Dhe nëse aksioni anti KÇK nuk mbetet vetëm në kuadrin e show-t që ndalon makinat e shtrenjta për t'i shfaqur në TV, ai le të futet të shikojë se nga rrjedhin paratë që mbajnë të fryrë flluskën e ndërtimit. Pa bërë këtë, gjithçka duket si një film i.parë edhe më parë.

@Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI