Flash

Video/ Farid, magazinieri që turpëroi me top Kakà: “Më dhuroi këpucët e tij”

Lapsi.al 12 February 2020
Video/ Farid, magazinieri që turpëroi me top Kakà:
Quhet Jamal Farid e përmendet tani nga të gjithë, pas tunelit që i bëri Topit të Artë 2007 Ricardo Kaka gjatë një miqësore të luajtur në lagjen Hoxton në Londër gjatë një eventi promocional. Magazinieri, profesioni që bën, nuk ka marrë në fakt vetëm komplimente, por edhe një dhuratë. 24 vjecari është bërë viral në rrjetet sociale me veprimin e bërë në dëm të Kaka. Mbrojtësi i Hackney Wick dribloi brazilianin me një veprim elegant në mesin e fushës. Paradoks i futbollit. Kakà ka fituar Champions League e Kupën e Botës në karrierë, por u turpërua nga një magazinier që bën futbollistin në nivel amator. Farid ka treguar momentin e paharrueshëm për Sun Sport: “Në ditët e fundit ka qenë një vrull emocionesh. Pickoj veten që të zgjohem. Nuk e dija që ishte bërë virale, vahdoj e shoh tani në internet dhe nuk e besoj se ndodhi. Mendova tia kaloja topin poshtë këmbëve sapo e pashë Kakà që po vinte”. Kakà nga ana e tij ka dashur ta komplimentojë, duke i dhuruar edhe këpucët që kishte veshur për miqësoren: “Isha duke dhënë një intervistë për ITV kur dikush erdhi për të më dorëzuar këpucët e Kakà. Do ti vendos në një kornizë xhami, nuk do ti prek më me dorë. Jeta ime ndryshoi, por momenti më i bukur ishte kur u përqafuam”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI