Flash

Conte, i çmendur si Inter: për humbjen me Napolin fajëson Milan

Lapsi.al 13 February 2020
Conte, i çmendur si Inter: për humbjen me Napolin fajëson Milan

Është i hidhëruar Antonio Conte. Asgjë nuk është kompromentuar, por tani në San Paolo do të nevojitet një mision i vështirë për të marrë kalimin për në finale e Kupës së Italisë. Kështu, pas 1-0 të firmosur nga Fabian Ruiz, tekniku i Inter analizon me zhgënjim të dukshëm përfaqësimin e të tijve, në një humbje me shumë mundësi të papritur: "Napoli bëri një ndeshje shumë mbrojtëse, por ishin të aftë ta interpretonin dhe të dilnin në kundërsulm kur mundeshin. I bëj komplimente Gattusos, por mendoj se nëse mbyllej barazim askush sdo thoshte gjë. Sigurisht derbi na ka marrë shumë energji nervoze ".

"Napoli - ka përsëritur Conte – erdhi këtu për tu mbrojtur, me Mertens që markonte Brozovic e të gjithë hapësirat të mbyllura. Në raste të tilla duhet të jesh më i shpejtë e të kalosh në një kundër një, gjë që mund ta bënim më mirë. Derbi na mori shumë energji sidomos nervoze. Duhet të kemi parasysh se Napoli ka mundur Juventus, Lazio e Liverpool, e kur arrin të mundësh kundërshtarë të tillë, ke vlera të rëndësishme. Ata kanë, pas Juventus, organikën më të rëndësishme të kampionatit".

Zikaltërve i mungoi mbështetja e njërzve me kualitetin më të lartë, në radhë të parë Sensi. Më mirë Eriksen, që u aktivizua në vend të tij në mesin e pjesës së dytë: "Eshtë sigurisht një lojtar me kualitet, duhet të gjejë intensitetin e lojës, duke qenë se nuk ka luajtur shumë në muajt e fundit. Eshtë një djalë serioz, po bën mirë. Jemi në fillim të një rrugëtimi, nëse dikush mendon se jemi në nivelin e atyre që kanë komanduar për kaq vjet unë them se jemi larg e duhet të punojmë, duke marrë edhe ndonjë humbje për tu përmirësuar".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI