Flash

Dy milionë euro që ndryshuan historinë: “Po merrnim CR7, por na thanë të mos shpenzonim shumë”

Lapsi.al 13 February 2020
Dy milionë euro që ndryshuan historinë: “Po merrnim CR7,

Dy milionë euro. Shumë para për atë që kërkon të bëjë një jetë normale, qindarka për atë që flet për futbollin e niveleve të larta. E megjithatë edhe një shifër që për lojtarët sot duket e parëndësishme mund të ndryshojë fatet e një klubi. Cfarë mund të ndodhte nëse në vend të përfundonte tek Manchester United në moshën 18 vjecare, Cristiano Ronaldo do të shkonte në Spanjë tek Malaga? Në fakt situata ishte shumë më pranë realitetit nga sa mund të mendohet sot, sipas asaj që sqaron Carlos Rincon, njeriu i besuar i presidentit të atëhershëm të klubit andaluzian Sarafin Roldan, për El Desmarque.

“Linjat tona ishin të qarta: të forconim sektorin e të rinjve, të blinim lojtarë që do të mund ti shisnim për një shifër të mirë dhe të përfitonim në nivel ekonomik”. E mes më të mirëve ishte edhe Cristiano Ronaldo, që ishte në duart e Jorge Mendes. “Bëmë ofertën përmes tij, 1,5 milionë euro, por na thanë se duheshin 3,5. Jo shifër e lartë, por na kishin thënë të mos e ekzagjeronim me ofertat, kështu që ndaluam aty”.

Gabim sepse portugezi i ri tregoi se kishte përpara një të ardhme të ndritur: “Cristiano ishte që atëherë ky që është sot. Një lojtar me fizik të fuqishëm, me një goditje spektakolare, i aftë të kuptonte lojën e me një teknikë driblimi të jashtëzakonshëm”. Por historia tregoi se e mori Manchester United. “Mendes kishte raporte të mira me klubet e mëdha dhe ne nuk mund të konkuronim. Sir Alex u dashurua me të e pagoi 18 milionë pak muaj pas ofertës sonë”. Keqardhje? Po, natyrisht. “Cristiano është një nga futbollistët më të mirë të historisë”. Fatkeqësisht për Malaga, jo për historinë e klubit andaluzian.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI