Flash

“Nëse nuk mund Real Madrid mund të shkarkojnë”: Guardiola ndez ambicjet e klubeve të mëdha të Europës

Lapsi.al 13 February 2020
“Nëse nuk mund Real Madrid mund të shkarkojnë”:
"Nëse nuk mposhtim Real atëherë pronari do të vijë e të më thotë: 'Nuk është mjaftueshëm, duam Champions e më shkarkon. E atëherë unë do ti them: 'Ok faleminderit, ishte një kënaqësi'". Fjalët e Pep Guardiola kanë bërë që të ndizet merkato, me Juventus që pasi e ëndërroi gjatë verës, mund të kthehet në sulm, nëse parashikimi I spanjollit vërtetohet. "Njerëzit besojnë se, nëse je Guardiola, duhet të fitosh gjithë titujt e mundshëm, cdo vit. Është e pamundur - ka vazhduar katalanasi në një intervistë gjatë Soccer Saturday - Nëse nuk fiton Champions sezoni është shkatërrimtar, e nëse e fiton është një sukses. Përse ky arsyetim? Të fitosh është shumë e vështirë, Champions mbi të gjitha. Nëse do ishte kështu, në mbi 100 vjet histori të Manchester City do të kishin qenë 100 sezone të dështuar, e kjo nuk është e vërtetë". "Ne duam të japim gjithnjë maksimumin - ka shtuar tekniku dy herë kampion Europe me Barçelonën – por nuk mund të sigurosh cdo vit të gjithë trofetë në vend, ashtu si nuk mund të fitosh gjithnjë Champions League. Më pëlqen shumë ta garantoj, por nuk jam mjaftueshëm i zoti". Trajneri katalanas, që fiton rreth 23 milionë në sezon, largon nga vetja etiketën e trajnerit më të mirë në botë: Nuk jam ndjerë kurrë më i miri, as kur me Barcelonën fitova gjashtë tituj radhazi e një tripletë. Fitorva sepse kam patur gjithnjë lojtarë të jashtëzakonshëm në klube të mëdha. Ka trajnerë të mëdhenj që nuk i kanë këta lojtarë e nuk stërvisin n klube të mëdha. Unë jam një trajner i mirë, por jo më I miri. Më jepni një skuadër që nuk është Manchester City e nuk do të fitoj".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI