Flash

Zidane përplaset me makinë: dëmshpërblimi është…një selfie

Lapsi.al 13 February 2020
Zidane përplaset me makinë: dëmshpërblimi

“Sapo zbriti nga makina e njoha dhe i thashë ‘do të kasha dashur të të njihja në rrethana të tjera, por edhe kështu s’është keq”. Makina e Ignacio Fernández është përplasur nga ajo e Zinedine Zidane e i aksidentuari tregon gjithcka për La Voz de Galicia, duke rrëfyer edhe se “Kur e pashë që ishte Zidane u qetësova, të paktën e dija se do të më paguante për dëmet...".

Të dy janë marrë vesh menjëherë, për të evituar turmën e kuriozëve: "I dhashë numrin tim të telefonit, por ashtu si e imagjinova nuk ma dha të tijin" vazhdoi tregimin Fernandez, që përpara se të hipte në makinë ka dashur një provë për sa ndodhi: jo për aksidentin, por për personin me të cilin u përplas: “I kërkova nëse mund të bënim një selfie, sepse njerëzit nuk do ta besonin kurrë se më përplasi Zidane. Ai u tregua shumë xhentil e më tha menjëherë po. Hoqi kapelen e bëmë një foto. I thashë që nëse donte mund të bënim sikur skishte ndodhur asgjë, mund të ndërronim makinat dhe ishim në rregull (makina e francezit vlen rreth 70mijë euro)”.

Në fund të ditës erdhi edhe telefonata e falenderimit nga përfaqësuesit e Zizou: “Më tha se Zidane më ishte mirënjohës. Nxitonte sepse kishte një stërvitje dhe ishte i lumtur që nuk e vonova duke i kërkuar autografë, fanella apo bileta”. “I thashë se mua futbolli nuk është se më intereson shumë” ka përfunduar i aksidentuari.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI