Flash

1918/ Si gripi spanjoll vrau 100 milionë njerëz në fund të Luftës së Parë Botërore

Lapsi.al 14 February 2020
1918/ Si gripi spanjoll vrau 100 milionë njerëz në fund të

Përfundimi e Luftës së Parë Botërore u prit me entuziazëm tek njerëzit. Por, festimet e pas luftës u ndërprenë shpejt nga një sulm i vrullshëm i një sëmundjeje shkatërrimtare: gripi spanjoll.

Në verë të vitit 1918 pati një valë shumë më vitulante të virusit gripal sesa mund të ishte parashikuar. Shtypi spanjoll nuk ishte i censuruar për shkak se Spanja qëndroi neutrale në lidhje me Luftën e Parë Botërore dhe do të ishte pikërisht media spanjolle që raportoi e para mbi këtë virus që po përhapej me shpejtësi. Duke qenë se për virusin influenza flitej hapur vetëm në Spanjë filloi të dyshohej si "gripi spanjoll". Megjithatë origjina e hershme e këtij virusi mbetet ende një mister.

Në vitin 1920 ka qenë përllogaritur se nga ky grip kanë vdekur rreth 20 milion njerëz, ndërsa në fund të shekullit XX mendohej se kishin vdekur rreth 25 milionë. Por, puna e bashkuar e historianëve dhe shkencëtarëve në shekullin XXI solli një shifër tjetër të frikshme dhe për këtë ka një konsensus të gjerë të studiuesve: gripi spanjoll vrau rreth 50-100 milionë njerëz. Mendohet se një e treta ose një e katërta e popullsisë botërore ka qenë prekur nga ky virus i cili vrau shumë më shumë njerëz sesa vetë Lufta e Parë Botërore. Gripi spanjoll ka vrarë në fakt, më shumë njerëz në vetëm 25 javët e para se ç'ka vrarë HIV/AIDS në 25 vite.

Për këtë virus ka shumë gjëra që nuk dihen ende dhe sot. Por, është pothuajse e sigurtë se fillimisht ka qenë një grip shpendësh. Gjithashtu dihet se një grip i tillë ose i ngjashëm me të ishte edhe te derrat. Mendohet se njerëzit që punonin nga afër me shpendët ose derrat mund të kenë qenë të infektuarit e parë.

Ajo që e bën më të frikshëm dhe më të çuditshëm është se ky virus prekte moshat e reja nga 20 deri në 40 vjeç, diçka tejet e pazakontë për një epidemi ose pandemi gripale. Është e zakonshme për viruset e shpendëve dhe ato pandemike të replikohen thellë në mushkëritë tona dhe kur qelizat e hetojnë, sistemi imunitar përgjigjet ashpër. Dhe kjo çon në një fluks të madh qelizash të bardha dhe lëngjesh në mushkëri të cilat kufizojnë hapësirën për ajrin që thithin. Ka mundësi që të ketë qenë pikërisht përgjigja e ashpër e sistemit imunitar që sillte vdekjen e pashmangshme të atij që infektohej.

Sidoqoftë, pyetjet e mëdha që shtrojnë shkencëtarët janë: si mundet që një virus të përshtatet nga një specie në një specie tjetër, p.sh nga shpendët te njeriu? Dhe si mundet pastaj që virusi të përshtatet brenda njeriut dhe të ndalojë së qenuri virus shpendësh ose derrash dhe të bëhet virus njeriu e të arrijë të transmetohet nga njeriu tek njeriu? Pikërisht evolucionin e shpejtë të viruseve po mundohet që të kuptojnë dhe parashikojnë shkencëtarët në mënyrë që të arrijnë të bëjnë vaksina parandaluese. /Marrë nga faqja Skeptik.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI