Flash

Shënon vetëm Ronaldo: Juventus i Sarrit më keq se i Allegrit

Lapsi.al 14 February 2020
Shënon vetëm Ronaldo: Juventus i Sarrit më keq se i Allegrit

Barazimi i arritur in extremis në San Siro konfirmon edhe njëherë momentin jo të Juventus e, 10 ditë nga Champions, në kampin bardhezi bie këmbana e alarmit. Edhe kundër Milan, Bonucci e të tjerët kanë treguar luhatjet e zakonshme: vështirësi ndërtimi, pak presing e pak intensitet, mungesë përqendrimi e agresiviteti. Sidomos këto dy të fundit të shfaqura edhe me Allegri, që gjithnjë mendonte më tepër për rezultatin se për estetikën. Kur Agnelli zgjodhi Maurizio Sarri për rrugëtimin e ri, e bëri që ti jepte skuadrës një lojë më ofensive e kurajoze në stil më europian. Deri tani nuk është parë asgjë nga kjo dhe vetëm Cristiano Ronaldo po e bën plotësisht detyrën, duke shënuar me një vazhdimësi impresionuese.

Në moshën 35 vjecare janë 35 golat sezonalë (24 me Juventus e 11 me Kombëtaren), 18 në 14 ndeshjet e fundit. Me përjashtim të golit të De Ligt në fund kundër Fiorentinës, në 2020 ka shënuar vetëm CR7. Numrat që shtojnë legjendën e portugezit, por që dëshmojnë një varësi shqetësuese të skuadrës. "Cfarë do të ndodhë kur Ronaldo të ndeshet me një ditë jo?" është mendimi i pjesës më të madhe të tifozëve.

Pas një fillimi perfekt të 2020 (5 fitore në 5), ka ardhur vetëm një në 4 ndeshjet e fundit me skuadrën që është bllokuar e Sarri që nuk arrin të gjejë recetën e duhur. Mbrojtja shkon shpesh në vështirësi, në mesfushë mungojnë gola e kualitet e në sulm është vetëm Ronaldo që e dërgon në rrjetë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI