Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Video/ Juventus mposht Brescia dhe fiton... Chiellini: "Pjesa më e keqe mbaroi, tani vjen e vështira"

Lapsi.al 16 February 2020
Video/ Juventus mposht Brescia dhe fiton... Chiellini: "Pjesa më e

Juventus kthehet tek fitorja, duke mundur në shtëpi Brescia me rezultatin 2-0 e për më tepër pa Cristiano Ronaldo, njeriun që kishte shënuar për bardhezinjtë në 11 ndeshje radhazi. Sikur të mos mjaftojë qetësia e rëndësishme e fitores, bardhezinjtë kanë mirëpritur edhe kapitenin Giorgio Chiellini, i dëmtuar dhe larg fushave që nga fundi i gushtit, por që luajti minutat e para pas 6 muajsh mungesë për dëmtimin e pësuar në gju. Mbrojtësi bardhezi u aktivizua në minutën e 33 të pjesës së dytë, duke zëvendësuar Leonardo Bonucci mes duartrokitjeve të gjithë stadiumit: "Pjesa më e keqe kaloi - deklaroi ai në fund të ndeshjes - tani fillon ajo më e vështira. Sot duhej një shkundje energjie, i falenderoj të gjithë: duhet të punoj shumë, dua të ndihmoj shokët sepse më e bukura fillon tani".

"Do rigjej skuadrën në vend të parë në klasifikim - vazhdoi Chiellini - në pozitë të mirë në Kupën e Italisë e me Champions për të luajtur. I falenderoj të gjithë për këto 5 muaj e gjysëm". Në fund edhe një baturë për Sarrin: "Nuk është se ka nevojë për mua, Juventus është i bashkuar nga presidenti deri tek punonjësi i fundit".

Bardhezinjtë pa Ronaldon arritën të kalojnë pengesën Brescia, që u dorëzua kur mbeti me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Aye, dy minuta përpara se Dybala të shënonte golin e avantazhit në minutën e 36. Kompletoi suksesin bardhezi Cuadrado 15 minuta nga fundi, me kampionët që tani janë me 57 pikë, tre mbi Inter që duhet të luajë me Lazion e vendit të tretë.

https://www.youtube.com/watch?v=VOnico5mZyM

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI