Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

"Guardiola është gati për Juventus. Kërkon të bëjë si Mourinho": zbulimi është i ish-teknikut të Anglisë

Lapsi.al 16 February 2020
"Guardiola është gati për Juventus. Kërkon të

Dënimi i fortë i vendosur nga Uefa në dëm të Manchester City (dy vjet jashtë kompeticioneve europiane) ka tronditur të gjithë futbollin anglez e, për pasojë, ka rivënë në diskutim të ardhmen e Pep Guardiola, ëndërra e të gjithë tifozëve bardhezinj që nga vera e ardhshme. Tani historia tenton të përsëritet dhe në opinionin e “Big Sam” Allardyce, ish-trajner i Anglisë e ikonë e futbollit anglez, në intervistën e tij për Mirror, është më e mundur se kurrë.

"Të mendojmë për Pep - ka thënë Allardyce - u befasuam të gjithë kur iku nga Barcellona. Është rritur aty, ka luajtur dhe ka qenë trajner i moshave para se ti besonin pankinën e skuadrës së parë. Fitoi Champions e la Liga me rregullsi, pastaj papritur tha ‘po qendroj pushim një vit'”.

E pas pauzës erdhi Bayern Mynih: “Vendosi që aventura e tij e ardhshme do të ishte në Gjermani e gjëja më absurde ishte se kur mbërriti dinte të fliste gjermanisht. Vitin pushim e kaloi të mësonte gjuhën, kështu që të ishte në gjendje të komunikonte që ditën e parë”.

“Qendroi aty tre sezone e erdhi tek Manchester City ku kaloi vite të mirë - vazhdoi ish-tekniku anglez - Sfida e ardhshme është Italia. Duket sikur thotë: ‘duhet të shkoj në Itali e të vihem në provë, të tregoj se mund të bëj mirë edhe aty'. Do të bëjë si Mourinho: Portugali, Chelsea, Inter, Real e pastaj u kthye në Premier League, kampionati që do më shumë”.

“Mënyra e futbollit që luhet në Itali është shumë negative, shumë difensive, ka qenë gjithnjë kështu. Të fitoje 1-0 ka qenë gjithnjë mjaftueshëm për italianët. Guardiola do të shkojë aty dhe do të revolucionàrizojë Serie A. Imponon lojën e tij kudo shkon dhe do ta transformojë Juventus, nga loja që kanë tani, në rrjetën e tij të pasimeve”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI