Flash

Video/ Partizani përmbys në tre minuta Laçin e kërcënon kreun: çmendet Telushi, pesë gola në katër ditë

Lapsi.al 16 February 2020
Video/ Partizani përmbys në tre minuta Laçin e

Partizani shpresonte shumë dhe java e 22 shkon ekzaktësisht sipas ëndërrave të të kuqve. Sormani përmbys Lacin dhe del me fitoren 1-3 nga një fushë, për kryeqytetasit, gjithnjë problematike, duke kërcënuar kreun e duke u shpallur jashtë krizës. Fitorja e katërt radhazi për të kuqtë që tani presin përballjen direkte të kreut për të ngushtuar edhe më shumë diferencën.

Në Lac janë luajtur 90 minuta të një futbolli të bukur me ritëm e dëshirë për të fituar: kuptohet qartë nga tre gola të shënuar në 6 minuta në pjesën e parë, me kurbinasit që duhet të ndjejnë dëshpërimin për mundësinë e cuar dëm. Skuadra e Cungut ishte më impulsive në fillim dhe goli i Redon Xhixhës në minutën e 27 ishte pothuaj legjitim, për atë që skuadrat po tregonin në fushë. Reagimi i Partizanit pastaj ishte për shembull me dy gola në dy minuta. Në minutën e 31 Telushi shënon me një goditje dënimi që nuk i lë asnjë shans Stazhillës.

Goli i tretë radhazi me goditje standarde për mesfushorin, që po tërheq Partizanin. Laci nuk pati kohë as të kuponte cfarë po ndodhte, sepse pëson golin e përmbysjes në të 33: Bitri realizoi me kokë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij, ndërsa coroditja e kurbinasve ishte e kuptueshme, edhe pse tentativat për të ndryshuar balancat, sidomos pas rifillimit të lojës nuk munguan.

Për të hipotekuar fitoren mendoi përsëri Telushi, i cili në minutën e 81’ me një skemë perfektë nga goditja e dënimit, e dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur portierin Stazhilla. Goli i pestë radhazi në dy ndeshje të luajtura në katër ditë, me vlonjatin që po tërheq Partizanin në momentin më delikat të kampionatit. Partizani shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e tretë, pesë distance nga kreu.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI