Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Video/ Shënon gjithnjë Rebic e Milan ndjek Europën: humbja e pestë radhazi e Torinos

Lapsi.al 17 February 2020
Video/ Shënon gjithnjë Rebic e Milan ndjek Europën: humbja e

Milan mban gjallë garën për Europën, me fitoren 1-0 kundër Torinos, që pësoi humbjen e pestë radhazi: granata nuk kanë marrë ende pikë në fazën e dytë. Në San Siro vendosi i zakonshmi Rebic, pas një ndeshje në të cilën kuqezinjtë bënë mirë me fraksione loje, duke rënë disi me kalimin e minutave.

Në minutën e 25' Milan mori avantazhin: Berenguer humbi një top duke pretenduar një faull, Castillejo nga e djathta gjen Rebic që i djeg kohën të gjithëve me të djathtën që befasoi Sirigun. Kuqezinjtë humbën Kjaer për shkak të dëmtimit, me Musacchio që refuzoi të futej në fushë e Piolin që i dha minutat e debutimit të riut Gabbia.

Në pjesën e dytë Ibrahimovic e Castillejo dështuan të siguronin rezultatin në dy shanse të jashtëzakonshme, por Torino bëri sidoqoftë më mirë se në pjesën e parë, duke dhënë sinjale të vogla vitaliteti. Longo duhet të nisë pikërisht nga këto momente, ndërsa Pioli kthehet të shpresojë tek Europa pas arritjes së vendit të gjashtë, në shoqërinë e Veronës e Parmës.

https://www.youtube.com/watch?v=AcloaL3Onfw

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI