Flash

"Humbja e fundit më bëri me temperaturë": presidenti i Polonisë i hapur për një pozicion tek Roma

Lapsi.al 18 February 2020
"Humbja e fundit më bëri me temperaturë": presidenti i

Presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë dhe ish-futbollisti i Romës, Zbigniev Boniek, është ndalur tek kriza e Romës, që rrezikon të mbajë formacionin verdhekuq jashtë një vendi në Champions League sezonin e ardhshëm. Skuadra e Fonseca po kalon një moment shumë të vështirë, duke e parë tashmë Atalantën 6 pikë larg, pas humbjes në ndeshjen direkte. "Pas ndeshjes së fundit më hipi temperaturë dhe ethe shumë të larta. Më duket se tek Roma diçka ka ndodhur, e vështirë të kuptohet nga jashtë. Kam besim tek Fonseka, ka një ide futbolli të rëndësishme, ndoshta do të duhet të ketë në dispozicion lojtarë më të rëndësishëm, sigurisht dikush duket pak më i lehtë e dikujt i duket pak dritë, me përjashtim të Dzeko dhe pak të tjerëve. Roma me këtë skuadër nëse arrin e katërta në kampionat ka bërë një rezultat të madh. Sigurisht nevojitet të ngrihet sa më parë të jetë e mundur dhe të rifillojë të fitojë, pasi Atalanta tani për tani është shkëputur" vlerësoi Boniek.

Ish-sulmuesi megjithatë ka lënë të hapur mundëinë për një kthim në kryeqytet, për ti dhënë një dorë ngjyrave që ka më tepër për zemër: "Aktualisht jam presidenti i Federatës polake, kam shumë punë për të kryer në prag të Evropianit, por mandati im i dytë do të skadojë në tetor dhe nuk do të mund të rizgjidhem. Sigurisht jam i lidhur me Romën, jetoj në kryeqytet kur nuk jam në Poloni dhe nëse pronari i ri Friedkin do të më thërrasë, do të dëgjoja propozimin e tyre të mundshëm. Roma më kërkoi pak përpara se të përfundonte epoka Sensi, por nuk e pranova atë propozim të Rosselas, me gjithë respektin e madh, sepse më ishte propozuar një rol që nuk më përkiste dhe që nuk kishte një përgjegjësi konkrete. Për karakterin tim më pëlqen të bëj gjëra konkrete dhe të kem përgjegjësi në një rol. Mua më pëlqen të bëj gjithçka në dritën e dielli: nëse jam krye komandant, përndryshe do të bëj gjë tjetër. Telefoni im është gjithnjë i hapur, në të ardhmen do të shohim" hapi negociatat Boniek, në prespektivën e tetorit, atëherë kur të lirohet nga detyra si presidenti i Federatës polake.

Të këshilluara

Video/ Saul trondit Liverpool

Katër minuta i janë dashur Atletico Madrid të frikësojë Liverpool në Ëanda Metropolitano në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finaleve të Champions League. Saul Nigu...

21:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI