Flash

I anulluan dy gola, Lampard i tërbuar me Var: "Shkatërroi shpirtin e tifozëve"

Lapsi.al 18 February 2020
I anulluan dy gola, Lampard i tërbuar me Var: "Shkatërroi
Ndërhyrjet e teknologjisë përmes sistemit Var "kanë shkatërruar shpirtin e tifozëve të Chelsea". Pas ndeshjes së fituar 2-0 nga Manchester United në shtëpinë e londinezëve, tekniku Frank Lampard ka shpërthyer kundër interpretimeve të bëra mbrëmë nga Chris Kavanagh, që nuk e ka konsideruar Harry Maguire të dënueshëm me karton të kuq, pavarësisht se dukej sikur godet me shkelm Michy Batshuayi, e anulloi dy gola të Chelsea: një për faull në zonë e një tjetër për pozicion jashtë loje. Në shenjë proteste qindra tifozë të Chelsea dolën nga Stamford Bridge kur mbeteshin edhe 10 minuta nga fundi. "I ripashë imazhet. Var është aty për këtë punë, por asistenti i arbitrit nuk e ka kuptuar. Maguire duhej përjashtuar me të kuq, është e dukshme. E kjo normalisht do të ndryshonte ndeshjen". Chelsea është skuadra e dytë në Premier që ka realizuar dy gola pastaj anulluar nga Var në të njëjtën ndeshje. I kishte ndodhur më parë Sheffield United kundër Brighton në dhjetor.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI