Flash

Laureus 2020/ Messi futbollisti i parë që e fiton: e ndan trofeun me Hamilton

Lapsi.al 18 February 2020
Laureus 2020/ Messi futbollisti i parë që e fiton: e ndan trofeun me
Cmimet Laureus janë ato që vlerësojnë sportistët më të mirë të vitit që lamë pas e për herë të parë fitues i cmimit më të rëndësishëm është një futbollist, edhe pse duhet thënë se është një cmim i ndarë në dysh. Kapiteni i Barcelonës Lionel Messi dhe kampioni i botës i Formula 1 Lewis Hamilton janë përzgjedhur fitues të sportistëve më të mirë të vitit në botë në Laureus World Sports Awards 2020. Argjentinasi është i pari futbollist që fiton cmimin Sportisti i Vitit, duke kompletuar arritjet e Topit të Artë 2019 dhe titullit kampion në La Liga për herë të 10 në karrierë. Messi nuk ka qenë present në event por ka përshëndetur përmes një video mesazhi. Bashkëfituesi i trofeut, Hamilton, e ka marrë trofeun nga duart e Arsene Wenger, duke u vlerësuar për sezonin spektakolar në F1, ku 35-vjecari është kurorëzuar kampion bote për herë të 6 në karrierë. Trofeu për femra shkoi për herë të tretë në karrierë për Biles në fund të një sezoni spektakolar. 22-vjecarja bëri historinë në tetor si gjimnastja më e dekoruar në historinë e kampionateve botërore. Biles mori 5 medalje të arta në Stuttgart, duke e rritur numrin e atyre të fituara në 25, e duke thyer rekordin që mbahej nga bjellorusi Vitaly Scherbo me 23. Suprizuesi i Vitit ishte Egan Bernal, ciklisti fitues i Tour de France, që u bën kolumbiani i parë që fiton garën e famshme dhe më i riu që e arrin këtë sukses. Fituese e cmimit për Rikthimin e Vitit e mori pilotja Sophia Floersch. 19-vjecarja bëri një kthim të suksesshëm në sport, pasi pësoi një aksident të tmerrshëm në Macau Grand Prix, që i shkaktoi frakturë në shtyllën kurrizore. Skuadra e vitit u shpall ajo afrikano jugore e rugby Springboks, që fitoi Kupën e Botës për herë të tretë, ndërsa një prej nderimeve më të mëdha të mbrëmjes shkoi për Dirk Nowitzki. Legjenda gjermane e basketbollit është vlerësuar për karrierën duke e marrë trofeun nga duart e ish-kampionit të botës në boks Wladimir Klitschko. LISTA E PLOTË E FITUESVE 2020: Sportisti i Vitit: Lionel Messi e Lewis Hamilton Sportistja e Vitit: Simone Biles Rikthimi i Vitit: Sophia Floersch Skuadra e Vitit: Afrika e Jugut Rugby Sportisti i Momentit: India Cricket Surprizuesi i Vitit: Egan Bernal Njeriu i sportit me aftësi të kufizuara: Oksana Masters Njeriu i Sportit: Chloe Kim Çmimi akademik për arritje të veçanta: Federata Spanjolle e Basketbollit Sport for Good Award: South Bronx United Çmimi i karrierës: Dirk Nowitzki

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI