Flash

Mjaftuan tre ndeshje për tu bindur: Dortmund blen përfundimisht Emre Can

Lapsi.al 18 February 2020
Mjaftuan tre ndeshje për tu bindur: Dortmund blen përfundimisht Emre

Një muaj nga blerja e Emre Can, Borussia Dortmund ka zyrtarizuar blerjen e lojtarit me titull përfundimtar nga Juventus. Ka qenë vetë klubi bardhezi që e ka dhënë lajmin. "Në pritje të kushteve kontraktuale për tu prezantuar, është ushtruar detyrimi i blerjes me titull përfundimtar nga ana e shoqërisë Borussia Dortmund për të drejtën e përfaqësimeve sportive të futbollistit Emre Can për një shumë që korrespondon me 25 milionë euro të pagueshme në tre këste. Një operacion i tillë gjeneron një efekt ekonomik pozitiv prej rreth 12,4 milionë euro, në këndvështrimin e kontributin e solidarietetit e të aksesorëve të tjerë".

Mesfushori që doli jashtë projektit të Juventus me ardhjen në pankinë të Maurizio Sarri, duke përfunduar edhe me mungesën në listën e Champions, shënoi gol në debutimin me Dortmund. Ndoshta ky fakt, por edhe potenciali që nuk diskutohet i 24 vjecarit ka bërë që gjermanët të nxitojnë të blejnë përfundimisht një futbollist, që kanë mundësinë ta aktivizojnë në Champions menjëherë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI