Flash

Lëvizja e Metës/ Një miting kundër Bashës më shumë sesa kundër Ramës

Lapsi.al 19 February 2020
Lëvizja e Metës/ Një miting kundër Bashës më
Lëvizja enigmatike e Ilir Metës, e shpallur sot me bujë, për një tubim popullor në mes të Tiranës në 2 mars, me shumë sesa një lëvizje për mbrojtjen e Kushtetutës, mund të jetë një pëpjekje për formëzimin e një fronti anti regjim në vend. Pavarësisht se presidenti nuk zbuloi më shumë detaje për veprimet që ka ndërmend të ndërmarrë, duken pak të besueshme që veprimet e tij të cënojnë realish pushtetin pothuajse absolut të Edi Ramës, që vazhdon të kapë gjithçka. Hipotezat që janë hedhur deri më tani në shtyp duken gati të parealizueshme.

Meta thërret protestë: Më 2 mars Kryeministria e Kuvendi i kthehen popullit

Megjithëse e quan gjysëm paralment, Meta jo vetëm nuk ka tagër ta shpërndajë kuvendin, por edhe sikur ta kishte askush nuk do ta përfillte ashtu sikurse mazhoranca dëshmoi me derkretin e anullimit të 30 qershorit. Edhe obsioni tjetër ai i organizimit të një referendumi që mund të ndryshonte ndonjë nen kushtetues, ka pak mundësi të pranohet nga Rilindja që ka në dorë gjithçka dhe që mund ti fuste shkopinj nën rrota çdo lloj nisme të mbështetur nga qytetarët. ilir meta Atëherë për çfarë po luan presidenca? Më shumë sesa për të krisur pushtetin e betonuar të Ramës Meta mund të dojë të rigjallërojë faktorët opozitarë të rënë në letargji si pasojë e politikave të Bashës. Me sikuri që Ilir metës nuk i ka pëlqyer as kapitullimi në tryezë përballë Damina Gjiknurit dhe as ofrimi i paqes para dy ngjarjeve të rëndësishme për Ramën: Konferencës së Donatorëve dhe  ridiskutimit të hapjes së negociatave nga vendet e BE. Këtë luks një qeverie mund ti’a krijonte, vetëm një opozitë luajale e një vendi super normal. Nisur nga këto pirueta të dyshimta që ka shfaqur Basha në betejën e tij me Ramën, ndoshta Ilir Meta nuk ka më besim ti lërë atij monopolin e opozitarizmit ndaj rregjimit. Ndaj ai po fton vetë qytetarët në rrugë. Së pari për ta kërcënuar një PD të nënshtruar se njerëzit mund të mos e ndjekin, po vazhdoi të sillet si qenjgji që do të pijë tek dy nëna dhe së dyti për të dëshmuar se kundërshtarët e këtij regjimi janë shumë më shum sesa njerzit që i binden Lulzim Bashës. Prandaj lëvizja e 2 marsit, e shpallur si një përballje me kryeministrin dhe pushtetin e tij, mund të shihet edhe si një alarm për të zgjuar kreun e PD-së. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI