Flash

Për të nxjerrë Manchester City nga trauma, Guardiola thërret në ndihmë xhaxhain e Nadal

Lapsi.al 19 February 2020
Për të nxjerrë Manchester City nga trauma, Guardiola thërret

Nuk është një moment i lehtë për Manchester City: përjashtimi për dy vjet nga kupat europiane, frika për një eksod në masë i lojtarëve më të mirë e ankthi për të ardhmen e Guardiolas (që sidoqoftë e ka bërë të qartë se dëshiron të qendrojë). Tekniku katalanas ndërkohë është i shqetësuar vetëm të izolojë skuadrën nga fjalët dhe problemet e, për ta bërë, i ka kërkuar ndihmë Toni Nadal, xhaxhait të Rafael e ish-trajneri i tij, që tashmë është i impenjuar si motivues.

Lajmi, i mësuar nga The Athletic, i referohet ditëve më parë kur Toni Nadal u prezantua në City Football Academy për të mbajtur një diskutim motivimi për lojtarët dhe stafin teknik mbi rëndësinë e forcës mentale drejt ndeshjeve të ardhshme, sidosmos atë kundër Real Madrid të mërkurën e ardhshme. Champions League, duke parë se Premier League tashmë është në duart e Liverpool, bëhet vendimtare për Citizens e Guardiola nuk do ti lërë asgjë rastësisë. Një profesionist që ka stërvitur një talent të kalibrit të Nadal, shembull i vazhdimësisë e rezultateve edhe pas viteve karrierë e dëmtime, nuk mund vecse të inspirojë edhe lojtarët e Citizens.

Nga ana tjetër, edhe vetë trajneri spanjoll gjithnjë ka punuar me anën psikologjike të lojtarëve të tij. Në të kaluarën qendra sportive e City është vizituar nga Campscar Camps, themeluesi e drejtori i ONG Oper Arms objektivi i të cilit është të drejtojë operacione kërkim shpëtimi në det, por është edhe një prej të mbijetuarve të tragjedisë ajrore në 1972 mbi Ande.

Të këshilluara

Video/ Saul trondit Liverpool

Katër minuta i janë dashur Atletico Madrid të frikësojë Liverpool në Ëanda Metropolitano në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finaleve të Champions League. Saul Nigu...

21:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI