Flash

Wenger kërkon të ndryshojë pozicionin jashtë loje: kthehet "drita" mes lojtarëve

Lapsi.al 19 February 2020
Wenger kërkon të ndryshojë pozicionin jashtë loje: kthehet

Në kohën kur modaliteti i aplikimit të sistemit VAR mbeten tema e nxehtë (sidomos për faullet me dorë), ka nga ata që mendojnë të ndryshojnë rregullin e pozicionit jashtë loje, duke u kthyer pas në kohë për të evituar situate në limit. Arsene Wenger, tashmë drejtues i FIFA, ka ndërmend të ndryshojë konceptin e dritës, pra një distancë minimale mes mbrojtësit e sulmuesit, për të dekretuar një situatë pozicioni jashtë loje.

Propozimi i ish-teknikut, aktualisht Chief of Global Football Development në FIFA (sektori që merret me rregullat e futbollit), ka si synim të evitojë të gjithë situatat në limit, kur një pozicion jashtë loje thërritet ose jo për punë milimetrash, ndonjëherë gjysëm këmbe.

Idea e Wenger, sipas asaj që bën të ditur Times, do të diskutohet në rastin e mbledhjes së Këshillit Ndërkombëtar të IFAB në 29 shkurt e ka marrë aprovimin e presidentit të Uefa Ceferin që jo më larg se dy muaj më parë kishte pranuar: "Duhet një tolerancë 10-20 centimetra në pozicionin jashtë loje".

Të këshilluara

Video/ Saul trondit Liverpool

Katër minuta i janë dashur Atletico Madrid të frikësojë Liverpool në Ëanda Metropolitano në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finaleve të Champions League. Saul Nigu...

21:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI