Flash

Video/ Messi bën merkaton e Barcelonës: "Lautaro spektakolar, më pëlqen të kthehet edhe Neymar"

Lapsi.al 20 February 2020
Video/ Messi bën merkaton e Barcelonës: "Lautaro spektakolar,
Në kulmin e kaosit tek Barcelona, Lionel Messi mendon edhe për merkaton. Ndoshta pikërisht është moment që argjentinasi të marrë një dëshirë të plotësuar, që mund të qetësojë gjendjen e klubit. Mesazhet të qarta ka dhënë Pleshti për klubin, në lidhje me merkaton e verës së ardhshme. Elozhe për Lautaro Martinez, me të cilin shpreson të ndajë fushën jo vetëm në kombëtare, por edhe për Neymar. "Lautaro është spektakolar, impresionues, do të bëhet lojtar i madh e po e tregon - përcakton Messi për sulmeusin e Inter – Èshtë i aftë në një kundër një, shënon shumë, lëviz mirë në zonë. Ka kualitet, është i kompletuar. Ngjan shumë me Suarez. Të gjithë lojtarët e mirë adaptohen të luajnë me njëri tjetrin. Luis mund ta ndihmojë të adaptohet. Dua të vijnë të gjithë e të provojmë të fitojmë gjithcka". I do të gjithë Messi e sidomos rikërkon Neymar, pavarësisht një lamtumire jo të bukur në 2017: "Më pëlqen shumë që Neymar të kthehet, është një ndër më të mirët në nivel sportiv. Një person zbavitës, gjithnjë kënaqet, zbavitet brenda e jashtë fushës. U munduam ta bindnim të qendronte, është normale që mënyra si iku nuk i pëlqeu klubit. Por ka dëshirë të kthehet, gjithnjë e ka pranuar se është penduar".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI