Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Ronaldo në klubin historik, më shpejt se të gjithë: ja rekordet e CR7 kundër Spal

Lapsi.al 21 February 2020
Ronaldo në klubin historik, më shpejt se të gjithë: ja

Për Cristiano Ronaldo arritjet nuk përfundojnë kurrë. Kampioni portugez në 2020 po udhëheq me gola një Juventus në vështirësi në planin e lojës, por 5 herë Topi i Artë - përpara se të përqendrohet tek Champions League do të fiksojë me bardhezinjtë një record që i rezervohet pak kampionëve në historinë e futbollit: 1000 prezenca si profesionist, paradoksalisht në një stadium që do ta admirojë për herë të parë CR7. Asnjëherë në fakt në 999 ndeshjet e luajtura në karrierë nga 14 gushti 2002 deri më sot, Ronaldo nuk ka luajtur në Mazza të Ferrarës.

Mes shumë lojtarëve të kësaj kuote jubilare, që kanë fituar gjithcka, si Maldini, Seedorf, apo Roberto Carlos, Cristiano Ronaldo ishte më i shpejti për ta arritur, duke iu dashur vetëm 18 sezone për këtë arritje.

Skuadra Prezenca Gol

Sporting B 2 0

Sporting CP 31 5

Manchester United 292 118

Real Madrid 438 450

Juventus 72 52

Portugali 164 99

Totali 999 724

Nga 2002, Cristiano Ronaldo ka diskutuar 835 ndeshje zyrtare në nivel klubi e 164 me kombëtaren e Portugalisë me të cilët fitoi Europianin e fundit, duke shënuar në total 99 gola e duke u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për luzitanët. Në total, mes klubeve e kombëtares, CR7 ka ndëshkuar portën kundërshtare 724 herë, me një mesatare goli në karrierë prej 0,72 gola për ndeshje.

E njëjta mesatare në fakt që Ronaldo po ruan me fanellën e Juventus 52 realizime në 72 takime. Nga dhjetori 2019 rendimenti i tij me bardhezinjtë është bërë i frikshëm. Në gol në 12 ndeshjet e fundit të diskutuara mes Serie A e Kupës së Italisë, Cristiano po ndjek në kampionat, ku ka shënuar në 10 ndeshje radhazi, rekordin e një ndeshje më shumë, të mbajtur nga Batistuta e Quagliarella. Duke shënuar kundër Spal jo vetëm do të barazonte kreun, por edhe rekordin personal të golave radhazi, që e ka arritur në kohët e Real Madrid në Liga.

GOLAT E RONALDOS

Kompeticioni Gola

Liga 311

Champions 129

Premier League 84

Serie A 41

Kual. Europian 31

Kual. Botëror 30

Kupa e Mbretit 22

Miqësore 17

FA Cup 13

Europian 9

Botërori Klube 7

Botëror 7

Kupa e Ligës 4

Superkup (Spa) 4

Primeira Liga 3

Nations League 3

Taça Portugal 2

Superkupa (Eu) 2

Conf. Cup 2

Kupa Italisë 2

Superkupa (ita) 1

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI