Flash

Video/ Titulli venitet, Partizani i tërbuar për vendimet e Koçit: Bylis rikuperoi dy gola

Lapsi.al 22 February 2020
Video/ Titulli venitet, Partizani i tërbuar për vendimet e

Një gol i anulluar në fillimin e pjesës së dytë, që do të mbyllte historinë e ndeshjes, me rezultatin në atë moment 2-1 për të kuqtë dhe që arbitri Andi Koci e ka të vështirë ta justifikojë edhe me aludimin për prekjen me dorë të topit nga Cinari dhe në fund goli fantazëm, që vendosi ndeshjen e që vështirë ti bëjë palët dakord pa sensorin që do të tregonte nëse u kalua apo jo linja e portës, kanë tërbuar Partizanin në barazimin 2-2 përballë Bylis, që largon të besuarit e Sormanit nga titulli.

Gafa e Hidit e filloi ndeshjen praktikisht 1-0 për Sormanin, sepse Melo shënoi në minutën të katërt, falë devijimit të Solomon në pasimin e pakujdesshëm të portierit. Ndërsa një tjetër pasiguri në dalje e Hidit lejoi Cinarin të shënonte golin e dytë. Avantazh i dyfishtë por me një problem, mbrojtja nuk është ajo hermetikë e një sezoni më parë dhe në të 30 harkimi i Muratajt u depozitua në rrjetë nga Ntepe.

Ndeshja u luajt hapur dhe Partizani i friksohej me shumë mundësi fatit të keq, që vonoi disi, por erdhi i përpiktë tre minuta nga fundi, duke përligjur gjithë makthin e ndërtuar mbi Bylis si macja e zezë e kryeqytetasve. E duke parë si shënoi Guindo në të 87, me topin që vështirë se pranohet nga të kuqtë se kaloi vijën e portës, përpara ndërhyrjes së Belicës, është pikërisht kështu.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI