Flash

Video/ 150 stola të shkulur, viktimë e fitores së Tiranës: kulturë e munguar në 'Air Albania'

Lapsi.al 22 February 2020
Video/ 150 stola të shkulur, viktimë e fitores së Tiranës:

Kukësi-Tirana mund të ishte vitrinë e futbollit në Superiore me dy skuadrat kryesuese që luftuan 90 minuta për vendin e parë të klasifikimit, por skena që luajtën dy tifozeritë në momentet e pësimit të golit ishte e shëmtuar, duke shkulur stolat dhe duke i hedhur drejt fushës. Janë dëmtuar më shumë se 150 stola në të gjithë sektorët e stadiumit, ndërsa pas ndeshjes ka pasur disa shoqërime në polici. Disa prej tyre, të identifikuar nga kamerat e sigurisë, janë proceduar penalisht.

Menjëherë pas avantazhit provizor të Kukësit, tifozët bardheblu kanë nisur shkatërrimin e stolave, me copat që fluturuan drejt fushës. Madje ndeshje nuk nisi, me sinjalizimin e arbitrit Hamiti pa u spastruar fusha nga mbetjet. Natyrisht Tirana për këtë do të gjobitet, por në kohën kur 'Fanatics' i kujtojnë presidentit Refik Halili borxhin ende të pashlyer që rëndën mbi klubin, duhet të paktën maksimumin, për të mos e rënduar me veprime të tilla.

E njëjta gjë vlen edhe për tifozët e Kukësit, në të dy rastet kur shënoi Tirana, që mori edhe fitoren 1-2 e bashkë me të edhe kreun e klasifikimit. Stola, pjesë të tyre e sende të forta fluturojnë nga sektori i tifozëve të Bluve, që do ti shtojnë faturës psikologjike të humbjes, edhe atë financiare që do të mbërrijë nga Disiplina.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI